UDHËZIMET DHE RREGULLAT E TESTIMIT – KANGAROO 2018
Në linkun në vijim mund t’i lexoni udhëzimet dhe rregullat e testimit për nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” në Kosovë – 2018.
UDHËZIMET DHE RREGULLAT E TESTIMIT PËR NXËNËSIT
Në vijim mund t’i shkarkoni oraret dhe detajet e tjera për të gjitha qendrat e testimit.
Sqarim:
Të gjithë ata që brenda afatit të konkursit e kanë bërë pagesën e participimit, por nuk janë në këtë listë për arsye se nuk e kanë dorëzuar formularin e aplikimit ose për ndonjë arsye teknike, mund të vijnë për testim në orën 13:45 në qendrat përkatëse të testimi.
TESTI KANGAROO MBAHET TË SHTUNËN, MË 17 MARS 2018 NË GJITHË KOSOVËN.
GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO”
NË KOSOVË – 2018
Të gjitha udhëzimet dhe rregullat e nevojshme të përfshira në këtë dokument do t’ju komunikohen nxënësve nga administratorët edhe me rastin e testimit, para fillimit të testimit.
UDHËZIME DHE RREGULLA TË PËRGJITHSHME
Të gjithë nxënësit duhet të marrin me vete laps grafit HB (jo kimik), meqë përgjigjet do të lexohen në
mënyrë automatike nga lexuesi optik (i cili kërkon që formulari i përgjigjeve të plotësohet me laps HB).
Të gjithë nxënësit duhet të jenë me kohë në qendrën e testimit, sipas orarit të shpallur (së paku 15 minuta
para testimit). Vonesa mund të rezultojë me humbje të mundësisë për të hyrë në test.
Të gjithë nxënësit duhet të paraqiten në grupin/sallën e testimit siç e kanë të përcaktuar në orarin e shpallur
apo sipas udhëzimeve të administratorëve.
Nxënësit që kanë ndonjë vështirësi të caktuar (vështirësi në të parë, në dëgjim, e të ngjashme) duhet ta
informojnë administratorin për këtë, në mënyrë që administratori të ofrojë ndihmën e nevojshme në
përputhje me këto vështirësi të nxënësit.
Preferohet që të gjithë nxënësit të kenë me vete nga një shishe me ujë, meqë nuk do të ofrohet ujë në qendrat e testimit.
Preferohet që nxënësit të flenë mjaftueshëm natën para testimit dhe të jenë të pushuar ditën e testimit.
KOMUNIKIMI I REZULTATEVE
Rezultatet e testimit të nxënësve do të komunikohen gjatë muajit prill 2018. Rezultatet e nxënësve nuk do të shpallen publikisht, por do t’ju komunikohen nxënësve (prindërve) individualisht. Për formën, formatin dhe mënyrën e komunikimit të rezultateve individuale të testimit të nxënësve do të informoheni me kohë përmesueb faqes së Math Kangaroo Contest – Kosovo (MKC-K): www.kangaroo-ks.org dhe faqes së fejsbukut të MKC-K.
RREGULLAT GJATË TESTIMIT
Me rastin e hyrjes së nxënësve në sallën e testimit, nxënësit duhet të shkyçin telefonat dhe çdo pajisje tjetër elektronike.
Gjatë testimit nxënësit duhet të mbajnë qetësi maksimale. Nuk lejohen pëshpëritje, të folur me zë, lëvizje që
prishin qetësinë në klasë apo në sallën e testimit, etj..
Gjatë testimit nxënësit nuk mund të përdorin asnjë mjet ndihme (si telefon, kalkulator, etj.). Gjatë testimit
nxënësit mund të kenë mbi bankë vetëm testin, formularin e përgjigjeve, lapsin dhe ujin.
Gjatë testimit nxënësit nuk guxojnë të kthejnë kokën apo të kthehen anash më shumë se 45 gradë.
Gjatë testimit nxënësit nuk guxojnë të provojnë të flasin me njëri-tjetrin, të kopjojnë nga njëri-tjetri apo të
ndihmojnë njëri-tjetrin.
Për çfarëdo nevoje të nxënësit që i duhet udhëzimi, ndihma apo miratimi i administratorit gjatë testimit,
nxënësi vetëm e ngre dorën lart (nuk flet me zë) dhe administratori ofrohet për të dhënë ndihmën e
nevojshme.
Mosrespektimi i cilësdo nga rregullat e sipër-përmendura nga nxënësi rezulton me përjashtim të nxënësit
nga testimi dhe anulim të tërësishëm të rezultatit të tij.
UDHËZIME DHE INFORMATA TË RËNDËSISHME RRETH TESTIT
Nxënësit kanë kohë 90 minuta për plotësimin e testit (llogaritja e kohës fillon pas dhënies së udhëzimeve
nga administratorët). Për të mos u shpërqendruar nxënësit gjatë testimit, administratorët do t’i informojnë
nxënësit gjatë testimit për kohën e mbetur kur i kanë edhe 60 minuta, edhe 30 minuta, edhe 10 minuta.
Nxënësit inkurajohen që ta shfrytëzojnë gjithë kohën në dispozicion, meqë nuk ka pikë bonus nëse e
përfundojnë testin më herët. Megjithatë ata që e përfundojnë testin para kohe, mund të dalin nga klasa kurdo që e përfundojnë testin (qetë dhe pa penguar të tjerët).
Për nevoja të kalkulimit të nxënësve gjatë zgjidhjes së detyrave, pas secilës detyrë në test ka hapësirë të
zbrazët për kalkulime dhe gjithashtu një fletë e zbrazët është e bashkëngjitur në fund të testit për nxënësit që kanë nevojë për më shumë hapësirë.
Formulari i përgjigjeve ku shënohen përgjigjet përfundimtare të nxënësit është i ndarë nga testi. Vetëm
përgjigjet e evidencuara në formularin e përgjigjeve merren parasysh, ndërsa në test nxënësit mund të
shënojnë çfarë të duan.
Nuk lejohet korrigjim i përgjigjeve pasi të evidencohen në formularin e përgjigjeve, prandaj ju
rekomandohet nxënësve që fillimisht përgjigjet e tyre t’i evidencojnë në test dhe pastaj, pasi të jenë të
sigurtë, t’i përshkruajnë përgjigjet në formularin e përgjigjeve me kujdes dhe pa gabime.
Testi përmban tre grupe detyrash/pyetjesh me nga 8 ose 10 detyra/pyetje që vlerësohen me 3 pikë, 4 pikë, 5 pikë.
Për çdo detyrë/pyetje ofrohen 5 mundësi të përgjigjeve, prej të cilave vetëm njëra është e saktë.
Nuk ka minus pikë për përgjigje të gabuar. Në rast se nxënësi nuk përgjigjet fare në ndonjë detyrë/pyetje, as nuk merr pikë e as nuk humbë pikë.
Detyrat/pyetjet në fillim janë më të lehta dhe gjithmonë vijnë duke u vështirësuar gradualisht. Nxënësit mund ta plotësojnë testin sipas dëshirës, nuk është e domosdoshme përgjigjja me rend në detyra.
Megjithatë sugjerohet që detyrat/pyetjet të zgjidhen sipas rendit, meqë mund të jetë më e lehtë për nxënësit dhe e zvogëlon mundësinë e gabimit të nxënësve me rastin e shënimit të përgjigjeve në formularin e përgjigjeve.
Në momentin që administratori tregon se ka përfunduar koha e testimit, të gjithë nxënësit duhet t’i lëshojnë lapsat në bankë dhe t’i mbyllin testet. Nuk lejohet asnjë shënim a përgjigje pas përfundimit të kohës së testimit (90 minuta). Nxënësit presin ulur derisa administratori t’i mbledhë të gjitha testet dhe formularët e përgjigjeve. Mosrespektimi i kohës nga nxënësi mund të rezultojë me anulim të testit.
Testi nuk lejohet të merret me vete, të fotografohet apo të kopjohet në çfarëdo forme nga nxënësit. Pas
përfundimit të testimit (pas 30 ditëve), testi do të publikohet në ueb faqen tonë (me përgjigjet e sakta).
UDHËZIME PËR PLOTËSIMIN E FORMULARIT TË PËRGJIGJEVE
Udhëzimet për plotësim të formularit të përgjigjeve do të jepen në detaje nga administratorët me rastin e
testimit dhe nxënësit do të ndihmohen nga administratorët në përputhje me moshën dhe nevojën e nxënësveqë testohen.
Në vazhdim është modeli i formularit të përgjigjeve, ndërsa krejtësisht në fund është lista e
komunave dhe kodet përkatëse për secilën komunë. Shkarkoni formularin e përgjigjeve.
Kodi Komuna |
01 Deçan |
02 Gjakovë |
03 Gllogoc |
04 Gjilan |
05 Dragash |
06 Istog |
07 Kaqanik |
08 Klinë |
09 Fushë Kosova |
10 Kamenicë |
11 Mitrovica e Jugut |
12 Leposaviq |
13 Lipjan |
14 Novobërdë |
15 Obiliq |
16 Rahovec |
17 Pejë |
18 Podujevë |
19 Prishtinë |
20 Prizren |
21 Skënderaj |
22 Shtime |
23 Shtërpcë |
24 Suharekë |
25 Ferizaj |
26 Viti |
27 Vushtrri |
28 Zubin Potok |
29 Zveçan |
30 Malishevë |
31 Junik |
32 Mamushë |
33 Hani i Elezit |
34 Graçanicë |
35 Ranillug |
36 Partesh |
37 Kllokot |
38 Mitrovica e Veriut |