Ceremonia solemne e ndarjes së certifikatave

Me rastin e ndarjes së Certifikatave të Suksesit për nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018 do të organizohet një ceremoni solemne, në të cilën do të marrin pjesë 55 nxënësit e përzgjedhur së bashku me prindërit e tyre, ministri i arsimit, kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, drejtorë të drejtorive komunale të arsimit dhe personalitete të tjera. Në këtë ceremoni do të shpallen edhe nxënësit më të suksesshëm të secilës kategori, të cilët do të pajisen me medalje dhe gjithashtu do të shpallen edhe tre nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2018 në nivel të vendit, të cilët do të pajisen me medalje.

Ceremonia do të mbahet të shtunën, më 26 maj 2018, në orën 14:00, në Prishtinë, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.