Shkolla “Kangaroo +”

Shkolla “Kangaroo +” – Instituti ATOMI

Nga 55 nxënësit e përzgjedhur nga Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” 2018, janë formuar tri grupe të ndryshme për kurse sipas moshave (grupi 1 kategoritë 1 dhe 2; grupi 2 kategoritë 3 dhe 4 dhe grupi 3 kategoritë 5 dhe 6). Mësimi do të fillojë më 22 shtator 2018, në lokalet e Institutit ATOMI, Gjimnazi Matematik, Kati III Rr. Tahir Zajmi, Kalabri 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Secili grup do të ketë mundësinë që të vijojë kurse 12 të shtuna. Secili grup gjatë një të shtunë do të ndjekë 2 ligjërata 1.5 orëshe (4 orë akademike 45 minutëshe), një ligjëratë nga Armend Shabani dhe një ligjëratë nga Valmir Krasniqi. Po ashtu, do të ketë edhe mysafirë, matematikanë, të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Orari për grupin 1 dhe 2

– 11:45 – 13:15 – Grupi 1 – Ligjëratë me Armend Shabanin – Matematika I.

– 11:45 – 13:15 – Grupi 2 – Ligjëratë me Valmir Krasniqin – Matematika II.

15 minuta pauzë.

– 13:30 – 15:00 – Grupi 1 – Ligjëratë me Valmir Krasniqin – Matematika I.

– 13:30 – 15:00 – Grupi 2 – Ligjëratë me Armend Shabanin – Matematika II.

Orari për grupin e 3

Për grupin e 3 mësimi do të fillojë në ora 15:15. Ligjërues do të jetë Valmir Krasniqi dhe disa matematikanë të tjerë nga “Mathematics Education Center of Kosovo”.