TË PËRZGJEDHURIT PËR FAZËN E DYTË


GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2020 (MKC-K)

Në bazë të rezultateve nga testimi online në kuadër të Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2020”, në Kosovë, e cila është realizuar më datë 18 dhe 25 korrik të këtij viti, Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që nxënësit të cilët kanë arritur rezultatet më të larta në këtë garë, përkatësisht të gjithë ata që kanë arritur të paktën 70%  e më shumë në testin online, (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 68 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 84 pikë nga totali 120 pikë) do të marrin pjesë në fazën e dytë të testimit, e cila do të shërbejë për të përzgjedhur më të mirët e garës. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 294 nxënës (lista e mëposhtme e bashkëngjitur). Testimi i këtyre nxënësve do të mbahet në Prishtinë, në lokalet e Institutit ATOMI, në Gjimnazin Matematik, më datë 3 dhe 4 tetor, sipas orareve që mund t’i gjeni në listën e bashkëngjitur.

SHËNIM: Në funksion të respektimit të masave anti-COVID, ditën e testimit të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë  maskë mbrojtëse. Pjesëmarrësit do të priten te hyrja e oborrit të qendrës së testimit nga administratorët dhe do të udhëzohen në vendet e shenjëzuara  në oborrin e qendrës (prindërit nuk do të lejohen në oborrin e qendrës së testimit). Prindërit këshillohen të vijnë për t’i marrë fëmijët e tyre në kohën kur përfundon testimi, sipas orarit. Udhëzimet e detajuara lidhur me testin do të publikohen ditëve në vijim në faqen www.kangaroo-ks.org dhe në faqen zyrtare të Facebookut të Kangaroo-s : https://www.facebook.com/KangarooKosovo/ si dhe do t’u dërgohen pjesëmarrësve në e-mailin të cilin e kanë deklaruar me rastin e testimit online.

Kandidatët të cilat në testin online kanë arritur rezultat nën 70%, përkatësisht nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 më pak se 68 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 më pak se 84 pikë nga totali 120 pikë do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes. Certifikatat do të dërgohen në shkolla javën në vijim, 28 shtator – 02 tetor.

Në vijim mund të shkarkoni listën e të përzgjedhurve për fazën e dytë të testimi dhe orarin e testimit.

LISTA E TË PËRZGJEDHURVE PËR FAZËN E DYTË DHE ORARI I TESTIMIT

ORARI I TESTIMIT