Shkolla “Kangaroo +” – Instituti ATOMI

Nga 45 nxënësit e përzgjedhur nga Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” 2020, janë formuar tri grupe të ndryshme për kurse sipas moshave (grupi 1 kategoritë 1 dhe 2; grupi 2 kategoritë 3 dhe 4 dhe grupi 3 kategoritë 5 dhe 6). Mësimi do të fillojë më 09 janar 2021, në formatin online, në platformën Zoom. Secili grup do të ketë mundësinë që të vijojë kurse 10 të shtuna. Secili grup gjatë një të shtunë do të ndjekë 2 ligjërata 1.5 orëshe (4 orë akademike 45 minutëshe). Pra, secili nxënës i përzgjedhur në kuadër të Garës Kangaroo do të ndjekë 40 orë akademike me përmbajtje të avancuar nga fusha e matematikës. Në ditët në vijim do t’i informojmë nxënësit e përzgjedhur për hollësirat në lidhje me organizimin e kurseve të avancuara.

Oraret për grupet 1, 2 dhe 3.

– 09:00 – 10:30

15 minuta pauzë.

– 10:45 – 12:15.