Komunikimi i rezultateve – Kangaroo 2023

KOMUNIKIMI I REZULTATEVE TË GARËS NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS “KANGAROO 2023”

Njoftohen të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2023” se rezultatet së bashku me certifikatat e pjesëmarrjes (në zarfa të mbyllur) do të jenë të gatshme për të gjithë pjesëmarrësit duke filluar nga dita e enjte, më 27 prill 2023. Rezultatet e nxënësve nuk do të shpallen publikisht, por do t’ju komunikohen nxënësve (prindërve) individualisht. Për formën, formatin dhe mënyrën e komunikimit të rezultateve individuale të testimit shihni specifikat e mëposhtme varësisht prej qendrave të testimit.

Para se ta shikoni orarin se kur mund t’i merrni rezultatet e testimit të nxënësve që kanë marrë pjesë në Garën Kangaroo 2023 në Kosovë, më 18 mars, të gjithë nxënësit dhe prindërit udhëzohen që fillimisht t’i lexojnë informatat dhe udhëzimet në vijim, në mënyrë që ta kenë një pasqyrë të qartë rreth rezultateve dhe po ashtu të jenë në gjendje që t’i interpretojnë rezultatet e veta, përkatësisht të fëmijëve të tyre.

INFORMATA DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

Testi Kanagroo është i ndarë në 6 kategori (në përputhje me moshën e nxënësve):

– Kategoria 1 përfshinë klasët 1 dhe 2,

– Kategoria 2 përfshinë klasët 3 dhe 4,

– Kategoria 3 përfshinë klasët 5 dhe 6,

– Kategoria 4 përfshinë klasët 7 dhe 8,

– Kategoria 5 përfshinë klasët 9 dhe 10,

– Kategoria 6 përfshinë klasët 11 dhe 12.

Testet e kategorive 1 dhe 2 i kanë nga 24 detyra gjithsej, me total pikë 96 (100%).

Ndërsa testet e kategorive 3 deri 6 i kanë nga 30 detyra gjithsej, me total pikë 120 (100%).

Kontrollimi i përgjigjeve të testeve (formularit të përgjigjeve) është bërë në mënyrë automatike nga makina e leximit optik e Ministrisë së Arsimit nën udhëheqjen e zyrtarit/profesionistit përkatës. 

Shpallja e rezultateve nuk do të bëhet publikisht, por rezultatet do t’ju dorëzohen individualisht nxënësve/prindërve ty tyre (sipas specifikave më poshtë).

Secili nxënës do të pajiset me Certifikatë për Pjesëmarrje në Garën Kangaroo dhe ndaras prej saj do të ketë edhe letër-konfimimin me rezultatin e arritur në test, të shprehur me pikë dhe me përqindje. Këto dokumente do t’i jepen secilit nxënës/prind në një zarf të mbyllur.

Vetëm nxënësi personalisht ose vetëm ndonjëri nga prindërit e nxënësit mund ta marrin zarfin me certifikatë dhe letër-konfirmim, jo ndonjë person tjetër. Nxënësi ose prindërit duhet të nënshkruajnë me rastin e marrjes së zarfit të mbyllur.

Ata nxënës/prindër që nuk vijnë t’i marrin rezultatet, duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] ose në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e rezultateve.

Ata nxënës/prindër që pas marrjes së rezultateve vërejnë se ka ndonjë gabim në të dhënat personale të nxënësit në certifikatë ose letër-konfirmim (megjithëse të dhënat janë marrë nga lexuesi optik ashtu siç i ka shkruar nxënësi në formular të përgjigjeve), duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] ose në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e dokumenteve të përmirësuara.

Ata nxënës/prindër që kanë ndonjë ankesë ose paqartësi në rezultate, brenda 7 ditësh pas marrjes së rezultateve duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] ose [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju kthehet përgjigje ose ju caktohet termin për takim.

Pas shpërndarjes së rezultateve të të gjithë nxënësve, një numër i caktuar i nxënësve që kanë arritur rezultatet më të larta do të përzgjidhen si përfitues aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës. Emrat e fituesve do të bëhen publikë gjysmën e dytë të muajit maj.

Qendra e testimitForma e marrjes së rezultateveDatat
PrishtinaTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në Institutin ATOMI27,28 prill dhe 02-05 maj (10:00-17:00)
PrizreniTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit SHFMU “Mati Logoreci”29 prill (10:00-17:00)
FerizajiDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
KacanikuDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
PejaDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
IstogDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
GjakovëDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
GjilanDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
VushtrriDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
LipjanDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27 prill – 02 maj
DrenasTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në SHFMU “Halil Bajraktari”27 prill (12:30-14) 29 prill (10:00-113:00)
SkenderajTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në SHFMU “Ahmet Delia”27,28 prill dhe 02 maj(10:00-17:00)
KlinëDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)
Fushë KosovëDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve27,28 prill dhe 02 maj (10:00-17:00)