Aplikimi 2020

NJOFTIM

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më datën 11.03.2020, për ndërprerjen e proceseve edukativo-arsimore në institucione publike dhe private, në të gjitha nivelet, deri më 27 mars 2020, Instituti ATOMI, në koordinim me Asociacionin Kangourou Sans Frontières (AKSF), vendosi shtyrjen e datës së mbajtjes së Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2020” në Kosovë për një afat të pacaktuar.

Pas fillimit të procesit mësimor dhe normalizimit të situatës, Instituti ATOMI do ta caktojë datën e re të mbajtjes së garës “Kangaroo 2020”.

Të gjithë nxënësit që tashmë janë regjistruar për të marrë pjesë në garën “Kangaroo 2020” do të informohen me kohë për pjesëmarrje në “Kangaroo 2020”.

Stafi i MKC-K, gjatë ditëve të ndërprerjes së procesit mësimor, do të publikojë periodikisht detyra në faqen e Facebook-ut për përgatitje sa më të mirë të nxënësve për “Kangaroo 2020”.

Instituti ATOMI dhe MKC-K,
Prishtinë,
më, 11.03.2020

Njoftim – shtyhet afati për aplikim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2020”

Njoftohen të gjithë nxënësit e interesuar për aplikim në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” se afati për aplikim shtyhet deri me datën 28 shkurt 2020. Vendimi për shtyerje ka ardhur pas kërkesave të shumta të prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve. Pas datës 28 shkurt 2020 nuk do të pranohet asnjë aplikim!

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2020

NJOFTIM

Instituti ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2020 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2020 (MKC-K) në Kosovë.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Në vitin 2019, në tërë botën kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës. Më 21 mars 2020 të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

FTESË PËR APLIKIM – NOMINIM

NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:

– Prindërit apo familja

– Mësimdhënësit

– Shoqëria

– Vetë-nominohen

KUSH MUND TË APLIKOJË – NOMINOHET?

Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.

PËRFITIMET E MUNDSHME PËR MË TË SUKSESSHMIT:

– Shpërblime të ndryshme

– Kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës

– Mentorim nga profesionistët e matematikës

– Mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës

– Qasje në literaturë të avancuar të matematikës

– Certifikim i njohur ndërkombëtarisht

– Mundësi për bursa shkollimi

PËR TË APLIKUAR KËRKOHET QË:

– Në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest – Kosovo – MKC-K (apliko.kangaroo-ks.org) të plotësoni aplikacionin online ose të shkarkoni, printoni dhe plotësoni formularin e aplikimit – nominimit (klikoni Këtu).

– Të bëhet pagesa prej 5 euro në xhirollogarinë bankare të MKC-K (detajet i gjeni në dokumentin që mund ta shkarkoni këtu ose në fund të këtij njoftimi). Nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale janë të liruar nga pagesa dhe kjo duhet të dëshmohet me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

APLIKACIONI I KOMPLETUAR DUHET TË PËRMBAJË KËTO DOKUMENTE:

– Formularin e plotësuar të aplikimit – nominimit (online ose të printuar)

– Dëshminë bankare të pagesës prej 5 euro (sipas udhëzimeve në dokumentin përkatës) ose nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale duhet ta dëshmojnë këtë me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

AFATI I APLIKIMIT – NOMINIMIT DHE DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Afati i aplikimit – nominimit zgjatë deri më 20 shkurt 2020.

Aplikimi online pranohet drejtpërdrejt nga MKC-K, ndërsa ata që aplikojnë përmes formularit të printuar aplikacionin e kompletuar (me dokumentet e kërkuara) mund ta dërgojnë të skanuar në adresën elektronike [email protected], apo ta dorëzojnë personalisht ose ta dërgojnë përmes postës, në një zarf të mbyllur në zyrën e MKC-K – Instituti ATOMI, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00, në adresën: Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Gjimnazi Matematik, Kati III, Kalabri, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

DATA E TESTIMIT DHE DETAJE TJERA RRETH TESTIMIT

– Testimi do të mbahet të shtunën, më 21 mars 2020. Aplikantët do të informohen së paku tri ditë para testimit, përmes faqes së internetit dhe faqes së fejsbukut të MKC-K-së, për vendin, grupin dhe kohën e mbajtjes së testimit. MKC-K nuk merr përgjegjësi nëse ndonjë aplikant nuk informohet apo nuk paraqitet për testim sipas orarit të shpallur.

– Së bashku me orarin e testimit do të publikohen edhe “udhëzimet dhe rregullat e testimit për nxënësit”, të cilat janë të detyrueshme për secilin nxënës që hyn në testim.

– Për shkollat nga të cilat aplikojnë shumë nxënës testi do të mund të organizohet në objektin e shkollës së tyre.

PYETJE APO INFORMATA SHTESË

– Për ndonjë pyetje apo informatë shtesë vizitoni faqen e internetit www.kangaroo-ks.org apo kontaktoni përfaqësuesin e MKC-K, Valmir Krasniqi në 044 432 746 (prej orës 10:00-13:00) ose përmes e-mailit [email protected].

DETAJET E XHIROLLOGARISË BANKARE DHE TË PAGESËS PËR TË MARRË PJESË NË MATH KANGAROO CONTEST – KOSOVO (MKC-K) 2020

Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C (RBKO)

Adresa e bankës: Rruga e UÇK-së, Nr. 51, 10 000 Prishtinë, Kosovë

Emri i xhirollogarisë: ATOMI – MKC-K

Numri i xhirollogarisë: 150 109 000 381 8284

Shuma e pagesës: 5 euro

Përshkrimi i pagesës:

Shëno emrin dhe mbiemrin e nxënësit që do të marrë pjesë në MKC-K 2020 (nëse me të njëjtën fletë-pagesë paguhet pjesëmarrja e më shumë nxënësve, atëherë te përshkrimi i pagesës vetëm e specifikoni numrin e pjesëmarrësve për të cilët paguani, ndërsa fletë-pagesës ia bashkëngjitni edhe listën me emra e mbiemra të nxënësve për të cilët vlen fletë-pagesa).

Sqarim shtesë:

Nëse pagesa bëhet në degët e Bankës Raiffeisen, apo transfer përmes e-banking të Bankës Raiffeisen nuk paguhet asnjë tarifë shtesë, përderisa për pagesa nga bankat tjera në llogarinë e lartëcekur zbatohen tarifat standarde të transferit. Shuma që paguhet për transfer të pagesës në xhirollogari i ngarkohet paguesit dhe MKC-K nuk mban përgjegjësi se sa kushton tarifa për transfer, meqë kjo është jashtë kompetencës së MKC-K