TË PËRZGJEDHURIT – KANGAROO 2024

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2024 (MKC-K) TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2024

Instituti ATOMI për herë të tetë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo
në Kosovë, e cila është mbajtur më 23 mars 2024, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou
Sans Frontières (AKSF)”.

Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2000 nxënës të të gjitha niveleve të
arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të
identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete
dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këta të fundit, posaçërisht kurse të avancuara të
matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe
kompetencës së tyre në fushën e matematikës.

Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që të gjithë nxënësit që kanë arritur rezultat së paku
65% e sipër (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e
Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) përzgjidhen si nxënësit më të suksesshëm
të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo – 2024. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej
32 nxënës (lista e mëposhtme).

Për nxënësit e përzgjedhur do të organizohet një ceremoni solemne, me rastin e së cilës do të
shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë të përzgjedhurit, çmimet për më të
suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori dhe më të suksesshmin në nivel vendi, të cilët
do të fitojnë medalje dhe certifikata të suksesit.

Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë, nxënësit apo prindërit e tyre do të
njoftohen përmes telefonit apo e-mailit.

Vërejtje: Renditja në këtë listë është sipas radhës së klasës.

LIZA BINXHIJA – kl.2
NAR SALIHI – kl.2
LORIN DERNJANI – kl.2
ERIND HOTI – kl.2
SHKAMB SHLLAKU – kl.2
NIL RAFUNA – kl.2
PRIAM BYTYQI – kl.2
AMI SHEHU – kl.3
ALFA KURTESHI – kl.3
ALP ZOGAJ – kl.4
DURIM DOBRA – kl.4
DEA GASHI – kl.4
BARDH KLISURICA – kl.4
LEDI JANUZI – kl.4
DIELL SELMANI – kl.4
AJRA ISLAMI – kl.4
EDEN FETAHAJ – kl.4
ANISA BERISHA – kl. 5
ARIJON SYLA – kl.6
EARTA KOSUMI – kl.6
ALBA PLLANA – kl.6
JON AMETI – kl.6
PARID HAXHOLLI – kl.7
LEART PODVORICA – kl.7
FATIH HASANI – kl.7
DINA MALIQI – kl. 8
DIELLI JASHARI – kl.9
ARIAN JASHARI – kl.10
SHPENDI DEVA – kl.10
ENES HOXHA – kl. 10
AJAN HAJRULLAHU – kl. 10
RIJAD PECI – kl.10

Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet
maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e
nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.