Aplikimi 2021

NJOFTIM

Instituti ATOMI, me përkrahje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës  (MASh) dhe me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF), organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2021 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2021 (MKC-K) në Kosovë.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës. Në vitin 2020, në tërë botën kanë marrë pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës. Më 20 mars 2021, duke i respektuar me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

FTESË PËR APLIKIM – NOMINIM

NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:

– Prindërit apo familja

– Mësimdhënësit

– Shoqëria

– Vetë-nominohen

 KUSH MUND TË APLIKOJË – NOMINOHET?

Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.

PËRFITIMET E MUNDSHME PËR MË TË SUKSESSHMIT:

 – Shpërblime të ndryshme

– Kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës

– Mentorim nga profesionistët e matematikës

– Mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës

– Qasje në literaturë të avancuar të matematikës

– Certifikim i njohur ndërkombëtarisht

– Mundësi për bursa shkollimi

PËR TË APLIKUAR KËRKOHET QË:

 – Në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest – Kosovo – MKC-K (https://apliko.kangaroo-ks.org/) të plotësoni aplikacionin online ose të shkarkoni, printoni dhe plotësoni Formularin e aplikimit – nominimit.

– Të bëhet pagesa e regjistrimit prej 5 euro. Nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale janë të liruar nga pagesa dhe kjo duhet të dëshmohet me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

APLIKACIONI I KOMPLETUAR DUHET TË PËRMBAJË KËTO DOKUMENTE:

 – Formularin e plotësuar të aplikimit – nominimit (online ose të printuar)

– Dëshminë e pagesës prej 5 euro (sipas udhëzimeve në dokumentin përkatës) ose nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale duhet ta dëshmojnë këtë me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

MËNYRAT E PAGESËS PËR REGJISTRIM:

– PËRMES BANKËS

Pagesa e regjistrimit në garën “Kangaroo 2021” mund të realizohen në të gjitha pikat e Raiffeisen Bank me provizion sipas tarifave të rregullta si dhe përmes e-banking (online) me provizion 0 euro brenda bankës Raiffeisen Bank.  Po ashtu, pagesa e regjistrimit në garën “Kangaroo 2021” mund të realizohet në të gjitha bankat që operojnë në Kosovë.

Detajet e xhirollogarisë bankare ku duhet të realizohet pagesa për të marrë pjesë në Math Kangaroo Contest – Kosovo (MKC-K) 2021

– Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C (RBKO)

– Adresa e bankës: Rruga e UÇK-së, Nr. 51, 10 000 Prishtinë, Kosovë

– Emri i xhirollogarisë: ATOMI – MKC-K

Numri i xhirollogarisë: 150 109 000 381 8284

– Shuma e pagesës: 5 euro

Përshkrimi i pagesës:

Shëno emrin dhe mbiemrin e nxënësit që do të marrë pjesë në MKC-K 2021 (nëse me të njëjtën fletë-pagesë paguhet pjesëmarrja e më shumë nxënësve, atëherë te përshkrimi i pagesës vetëm e specifikoni numrin e pjesëmarrësve për të cilët paguani, ndërsa fletë-pagesës ia bashkëngjitni edhe listën me emra e mbiemra të nxënësve për të cilët vlen fletë-pagesa).

Sqarim shtesë:

Nëse pagesa bëhet nga bankat në llogarinë e lartëcekur zbatohen tarifat standarde të transferit. Shuma që paguhet për transfer të pagesës në xhirollogari i ngarkohet paguesit dhe MKC-K nuk mban përgjegjësi se sa kushton tarifa për transfer, meqë kjo është jashtë kompetencës së MKC-K.

PËRMES VLLESA PAGESA

Pagesa e regjistrimit në garën “Kangaroo 2021” mund të realizohet në të gjitha degët e VllesaPagesa, me vetëm 0.50 euro provizion. VllesaPagesa ka degë pothuajse në të gjitha lokacionet në Kosovë. Në lidhjen në vijim mund të gjeni lokacionin e VllesaPagesa i cili gjendet më afër vendndodhjes tuaj https://vllesapagesa.com/lokacionet/.

 AFATI I APLIKIMIT – NOMINIMIT DHE DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Afati i aplikimit – nominimit zgjatë deri më 8 mars 2021.

Aplikimi online pranohet drejtpërdrejt nga MKC-K, ndërsa ata që aplikojnë përmes formularit të printuar aplikacionin e kompletuar (me dokumentet e kërkuara) mund ta dërgojnë të skanuar në adresën elektronike [email protected], apo ta dorëzojnë personalisht ose ta dërgojnë përmes postës, në një zarf të mbyllur në zyrën e MKC-K – Instituti ATOMI, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00, në adresën: Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Gjimnazi Matematik, Kati III, Kalabri, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

DATA E TESTIMIT DHE DETAJE TJERA RRETH TESTIMIT

– Testimi do të mbahet të shtunën, më 20 mars 2021, me pjesëmarrje fizike, duke i respektuar me përpikëri udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Aplikantët do të informohen së paku tri ditë para testimit, përmes faqes së internetit dhe faqes së fejsbukut të MKC-K-së, për vendin, grupin dhe kohën e mbajtjes së testimit. MKC-K nuk merr përgjegjësi nëse ndonjë aplikant nuk informohet apo nuk paraqitet për testim sipas orarit të shpallur.

Sqarim shtesë: Nëse institucionet e Kosovës vendosin t’i pezullojnë pjesëmarrjet fizike të nxënësve në procese edukative-arsimore ose në aktivitete garuese para datës 20.03.2021, atëherë Gara Ndërkombëtare “Kangaroo 2021” në Kosovë do të realizohet në formatin online.

– Së bashku me orarin e testimit do të publikohen edhe “udhëzimet dhe rregullat e testimit për nxënësit”, të cilat janë të detyrueshme për secilin nxënës që hyn në testim.

– Për shkollat nga të cilat aplikojnë shumë nxënës testi do të mund të organizohet në objektin e shkollës së tyre.

 PYETJE APO INFORMATA SHTESË

– Për ndonjë pyetje apo informatë shtesë vizitoni faqen e internetit www.kangaroo-ks.org apo kontaktoni përfaqësuesin e MKC-K, Valmir Krasniqi në 044 432 746 ose përmes e-mailit [email protected].