Disa nga aktivitetet e MKC-K për promovimin dhe popullarizimin e matematikës në Kosovë

Përveç aktiviteteve që ndërlidhen me organizimin e Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”, MKC-K brenda mundësive dhe kapaciteteve të saja i ka zhvilluar e implementuar edhe aktivitetet në vijim.

  1. MKC-K, e ka organizuar shkollën “Kangaroo+” për më të suksesshmit e garës “Kangaroo” 2017. Në kuadër të kësaj shkolle janë mbajtur ligjërata nga matematika dhe shkenca kompjuterike (4 orë matematikë dhe 2 orë shkencë kompjuterike çdo të shtunë).
  2. MKC-K, e ka mbështetur me trajnime profesionale ekipin e shtetit të Kosovës në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO). Për dy ditë rresht në këto trajnime ka ligjëruar edhe profesori i mirënjohur nga Izraeli Prof. dr. Toufik Mansour.
  3. MKC-K, i ka organizuar edhe dy olimpiada ndërkombëtare të matematikës: Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjeometrisë dhe Kupën Evropiane të Matematikës.
  4. MKC-K, falë një donacioni të GIZ-it gjerman është pasuruar me 84 tituj të rinj nga fusha e matematikës, deri në fund të vitit 2018 MKC-K ka për synim që të pasurohet me rreth 500 tituj nga fusha e matematikës.