GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË – 2020

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË – 2020

UDHËZIMET DHE RREGULLAT E TESTIMIT ONLINE PËR NXËNËSIT

Në kohën e testimit të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë nga një pajisje elektronike në të cilën është i realizueshëm testimi (laptop, PC, tablet apo çfarëdo telefoni i mençur), pasi testimi do të organizohet online. 

Meqenëse kur kyçeni në platformë kërkohen të dhënat personale, kjo nënkupton që secili pjesëmarrës mund të kyçet në vetëm një pajisje, një herë të vetme. Nëse identifikohet se përdoruesi e ka punuar testin më shumë se një herë ai/ajo diskualifikohet me automatizëm nga gara.

Të gjithë nxënësit duhet të kyçen me kohë në linkun e testimit, sipas orarit si në vijim:

Nga ora 08:45 – klasat: 3, 4, dhe 11,12.

Nga ora 11:15 – klasat: 1, 2 dhe 9, 10.

Nga ora 13:40 min – klasat: 5, 6 dhe 7, 8.

Linqet për kyçje do të bëhen publike 30 min. para kohës së testimit për secilin orar përkatës, pra në orën 08:15, 10:45 respektivisht në 13:10. Linqet do të publikohen në faqen www.kangaroo-ks.com dhe në faqen e Facebook-ut https://www.facebook.com/KangarooKosovo/.

Vërejtje: Vonesa mund të rezultojë me humbje të mundësisë për të hyrë në test.

Në platformë mund të kyçen vetëm nxënësit që janë regjistruar në garën Kangaroo para datës 21.03.2020. 

Nxënësit duhet të jenë të vëmendshëm dhe të kyçen në linkun e testimit sipas kategorisë (klasës së cilës vijojnë) siç e kanë të përcaktuar në orarin e shpallur.

Testimi online do të organizohet në platformën testportal.net. Ju duhet vetëm të klikoni në linkun që do ta publikojmë dhe të plotësoni kodin hyrës së bashku me të dhënat personale të nxënësit ashtu siç i keni plotësuar në formularin e aplikimit.

Kodin hyrës do ta pranoni përmes e-mailit apo sms-it të paktën dy ditë para mbajtjes së testit.

Aplikantët familjarë që kanë aplikuar me e-mail ose numër të telefonit të njëjtë do të kenë kod hyrës të njëjtë.

Nëse për çfarëdo arsye nuk pranoni kodin para datës 16.07.2020, atëherë ju duhet të dërgoni një e-mail në [email protected] që të pajiseni me kodin tuaj hyrës.

Nxënësit që kanë ndonjë vështirësi të caktuar teknike duhet ta informojnë qendrën e monitorimit në numrin e telefonit 044 432 746, në mënyrë që administratori të ofrojë ndihmën e nevojshme në përputhje me këto vështirësi të nxënësit.

Preferohet që nxënësit të flenë mjaftueshëm natën para testimit dhe të jenë të pushuar ditën e testimit.

UDHËZIME DHE INFORMATA TË RËNDËSISHME RRETH TESTIT

  • Nxënësit kanë kohë 90 minuta për plotësimin e testit (llogaritja e kohës fillon pasi nxënësi kyçet në testim). Koha shfaqet gjithnjë gjatë testimit, sipër në anën e djathtë. 

  • Nxënësit inkurajohen që ta shfrytëzojnë gjithë kohën në dispozicion, meqë nuk ka pikë bonus nëse e përfundojnë më herët. Megjithatë ata që e përfundojnë testin para kohe, mund të dorëzojnë testin edhe pa mbaruar e gjithë koha në dispozicion.

  • Për çdo detyrë/pyetje ofrohen 5 mundësi të përgjigjeve, prej të cilave vetëm njëra është e saktë.

  • Nuk ka minus pikë për përgjigje të gabuar. Në rast se nxënësi nuk përgjigjet fare në ndonjë detyrë/pyetje, as nuk merr e as nuk humbë pikë.

  • Në fillim Detyrat/pyetjet janë më të lehta dhe gjithmonë vijnë duke u vështirësuar gradualisht.

  • Nxënësit mund ta plotësojnë testin sipas dëshirës, nuk është e domosdoshme yë përgjigjen me radhë në pyetje. Përkundër kësaj, sugjerohet që detyrat/pyetjet të zgjidhen sipas rendit, meqë mund të jetë më e lehtë për nxënësit dhe e zvogëlon mundësinë e gabimeve.

  • Pas përfundimit të testimit (pas 30 ditëve), testi me përgjigjet e sakta do të publikohet në ueb faqen e Kangaroo Kosovo.

  • Udhëzimet rreth platformës mund t’i gjeni në testin provues.

RREGULLAT GJATË TESTIMIT

Platforma testportal.net ka mekanizëm të monitorimit për të mbikëqyrur procesin e testimit, andaj secili pjesëmarrës duhet të zbatojë rregullat e mëposhtme:

  • Ndalohet kyçja e një nxënësi nga dy pajisje të ndryshme. Nëse kjo ndodh kjo nënkupton diskualifikim automatik nga gara.

  • Ndalohet hapja e çdo faqeje tjetër në pajisje.
  •  
  • Ndalohet fotografimi i ekranit të testimit (prtScr, etj.).

  • Në rast të mos respektimit të këtyre rregullave në pajisje ju shfaqet një vërejtje e shkruar me ngjyrë të kuqe. 

  • Pas tri vërejtjesh platforma ju përjashton nga testimi.

KOMUNIKIMI I REZULTATEVE DHE TË PËRZGJEDHURIT

  • Rezultatet do t’iu komunikohen nxënësve individualisht në fund të testimit nga platforma (shih shembullin në testin provues) dhe nuk do të bëhen publike.

  • Secili pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje e cila gjenerohet nga plotforma.

  • Në rast se krijohen kushtet për të organizuar testim fizik, atëherë rreth 100 nxënësit më të suksesshmëm do të testohen fizikisht në qendrën e testimit në Prishtinë në mënyrë që të bëhet përzgjedhja e nxënësve përfitues të shërbimeve që ofron Instituti ATOMI dhe MKC-K.

SUGJERIM

Të gjithë pjesëmarrësve në Garën Kangaroo iu sugjerojmë që të plotësojnë testin provues të mëposhtëm ashtu që të familjarizohen me platformën online.

Linku i testit: https://testiprovues.testportal.net

Kodi hyrës është: 12345