Njoftim për të përzgjedhurit e Garës Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” në Kosovë

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË – 2021

Instituti ATOMI për herë të pestë e ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 20 mars 2021, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.

Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë rreth 2 mijë nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.

Këtë vit janë përzgjedhur 30 nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2021 në Kosovë. Për shkak të situatës së përgjithshme me pandeminë COVID-19, këtë vit nuk do të mund të organizohet ceremonia e ndarjes së Certifikatave të Suksesit për nxënësit e përzgjedhur. Të njëjtit do të certifikohen ditën e fillimit të kurseve të avancuara, më 16.10.2021.

Fituesit e vendeve të para në 6 kategoritë e Garës Kangaroo do të shpërblehen me medalje, libra dhe bursë studimi për fituesin në nivel vendi e shpërblime të tjera.

Fituesit e vendeve të para për secilën nga 6 kategoritë e Garës Kangaroo 2021 në Kosovë:

– Fituese e Vendit të Parë për Kategorinë 1 (klasa 1&2) është ANISA BERISHA.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 2  (klasa 3&4) është ZGJIM GËRVALLA.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 3 (klasa 5&6) është AJAN HAJRULLAHU.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 4 (klasa 7&8) është SHPENDI DEVA.

– Fitues i Vendit të Parë për Kategorinë 5 (klasa 9&10) është OLTI IMERI.

– Asnjë nxënës nga kategoria 6 nuk është i përzgjedhur.

Fituesit e katër vendeve të para në nivel vendi për të gjitha kategoritë e Garës Kangaroo 2021 në Kosovë janë:

– Fitues i Vendit të Katërt në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është UNIK BAHTIRI (85.42%).

– Fitues i Vendit të Tretë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është PARID HAXHOLLI (89.58%).

– Fituese e Vendit të Dytë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është ZGJIM GËRVALLA (90.63%).

– Fitues i Vendit të Parë në nivel vendi në të gjitha kategoritë në Garën Kangaroo 2021 në Kosovë është SHPENDI DEVA (93.33%), i cili do të shpërblehet edhe me një laptop dhuratë nga Instituti ATOMI dhe Gara Kangaroo.

Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.

Për orarin dhe detaje të tjera rreth fillimit të kurseve të avancuara, nxënësit do të informohen ditëve në vijim përmes e-mailit