Rreth Garës Kangaroo

SHKARKO POSTERIN PËR VITIN 2023
"Association Kangourou sans Frontières" është një organizatë ndërkombëtare e themeluar, në Francë, nga dashamirët e matematikës nga e gjithë bota. Të motivuar nga rëndësia e matematikës në botën moderne, qëllimi i tyre është të përhapin te femijët matematikën përmes argëtimit, të mbështesin edukimin matematikor në shkollë dhe të promovojnë një perceptim pozitiv të matematikës në shoqëri. Aktiviteti kryesor i organzatës "Kangourou sans Frontières" është gara "Kangaroo". Gara “Kangaroo” përbëhet nga një test i matematikës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar (sipas moshave). Gara “Kangaroo” organizohet në të njëjtën ditë në mbarë botën dhe në të marrin pjesë për çdo vit mbi 6 milionë nxënës nga rreth 80 shtete të ndryshme të botës. Problemet/detyrat në garën "Kangaroo" nuk janë probleme standarde të librave shkollorë dhe vijnë nga një larmi e madhe temash. Përveç ideve frymëzuese, këmbënguljes dhe kreativitetit, ato kërkojnë imagjinatë, aftësi themelore llogaritëse, të menduarit logjik dhe strategji të tjera për zgjidhjen e problemeve. Instituti ATOMI do ta organizojë për çdo vit Garën “Kangaroo” në Kosovë, në mënyrë që përmes këtij aktiviteti të promovohet matematika dhe rëndësia e saj në Kosovë. Gjithashtu, Instituti ATOMI do të përdorë Garën “Kangaroo” për të identifikuar talentet e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këto talente në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.

Lajmet

TË PËRZGJEDHURIT – KANGAROO 2023

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2023 (MKC-K) TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2023 Instituti ATOMI për herë të gjashtë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila...

Disa pyetje rreth garës Kangaroo

• Kush mund të aplikojë në garën Kangaroo 2023? Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika. • A duhet miratimi/rekomandimi i shkollës apo i mësimdhënë...

Olimpiada e Tretë Matematike Kosovë – Shqi...

Lista e nxënësve të klasave 7 dhe 8 që kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Olimpiadën e Tretë Matematike Kosovë – Shqipëri (KAMO 2022). SHPENDI DEVA 8 ARIAN JASHARI 8 AJAN HAJRULLAHU 7 ALDIN SHALA 8 ENTELA MIRENA 8 RIJAD PECI 8 BU...

Më shumë lajme

Reklama