TË PËRZGJEDHURIT 2019

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2019 (MKC-K)

TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2019

Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që disa nxënës që kanë arritur rezultatet më të larta në Garën Kangaroo 2019 në Kosovë (të mbajtur më 23 mars 2019) t’i përzgjedhin si përfitues të shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës, posaçërisht për ofrimin e kurseve të avancuara të matematikës nga profesionistët e fushës, në përputhje me moshën dhe talentin e tyre në matematikë.

Të gjithë ata nxënës që në Testin Kangaroo 2019 kanë arritur rezultat së paku 65% e më shumë (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) konsiderohen si të përzgjedhur të Garës Kangaroo 2019. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 43 nxënës (lista e mëposhtme).

Me rastin e ndarjes së Certifikatave të Suksesit për këta nxënës do të organizohet një Ceremoni solemne, në të cilën do të marrin pjesë këta 43 nxënës së bashku me prindërit e tyre, ministri i arsimit, drejtorë të drejtorive komunale të arsimit dhe personalitete të tjera. Në këtë ceremoni do të shpallen edhe nxënësit më të suksesshëm të secilës kategori, të cilët do të pajisen me medalje dhe certifikata të suksesit dhe gjithashtu do të shpallen edhe tre nxënësit më të suksesshëm të Garës Kangaroo 2019 në nivel të vendit, të cilë do të pajisen me medalje dhe certifikata të suksesit.

Për datën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë nxënësit ose prindërit e tyre do të njoftohen përmes telefonit gjatë këtyre ditëve.

Vërejtje: Rënditja në këtë listë është sipas rënditjes alfabetike dhe klasës.

Lista e nxënësve që kanë arritur rezultat së paku 65% e më shumë në Garën Kangaroo 2019 në Kosovë:

EMRI MBIEMRI KLASA
1 ENSAR DRAGUSHA 2
2 ARJONA ZOGAJ 3
3 DINA MALIQI 3
4 DAORS FUSHA 4
5 DIAR HAJDARI 4
6 DIELLI JASHARI 4
7 ENEA GOLLOPENI 4
8 LEKË NIKÇI 4
9 NART KRASNIQI 4
10 OLTI KRASNIQI 4
11 ORGES FEKA 4
12 ALDIN SHALA 5
13 ANESA PACOLLI 5
14 ARIAN JASHARI 5
15 EURON MILLAKU 5
16 OLS HOTI 5
17 SHPENDI DEVA 5
18 URTINA SADA 5
19 DALMAT SELIMI 6
20 DORIT AVDYLI 6
21 MELOS SELMANAJ 6
22 MJELLMA MISINI 6
23 BLERAND AJETI 7
24 DARIA GJONBALAJ 7
25 EDI BERISHA 7
26 GELDON GASHI 7
27 ORGES AJVAZI 7
28 ALMIR DËRGUTI 8
29 BLINA SALIHU 8
30 ELION MORINA 8
31 JEHONË MORINA 8
32 JON REXHA 8
33 LEONA ZULLUFI 8
34 NADIR YMERI 8
35 NEKTAR NASUFI 8
36 OLT IMERI 8
37 YLLKA GASHI 8
38 LUM FAZLIU 9
39 EDON RAMADANI 10
40 ERA SYLA 10
41 ANDI SEJDIU 11
42 DREN NEZIRI 11
43 LORIK RAMOSAJ 11