TË PËRZGJEDHURIT 2022
GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2022 (MKC-K)
TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2022
Instituti ATOMI për herë të gjashtë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 19 mars 2022, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.
Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2500 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këta të fundit, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.
Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që të gjithë nxënësit që kanë arritur rezultat së paku 65% e sipër (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) përzgjidhen si nxënësit më të suksesshëm të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo – 2022. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 43 nxënës (lista e mëposhtme).
Për nxënësit e përzgjedhur do të organizohet një ceremoni solemne, me rastin e së cilës do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë të përzgjedhurit, çmimet për më të suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori dhe më të suksesshmin në nivel vendi, të cilët do të fitojnë medalje dhe certifikata të suksesit.
Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë, nxënësit apo prindërit e tyre do të njoftohen përmes telefonit apo e-mailit më së largu deri më 31 maj 2022.
Vërejtje: Renditja në këtë listë është sipas radhës alfabetike dhe klasës.
EMRI | MBIEMRI | KLASA |
NOAR | HYSENI | 1 |
ALP | ZOGAJ | 2 |
DONAT | REXHEPI | 2 |
ERA | BELULI | 2 |
ERNESA | SALIHU | 2 |
LIANA | BARAKU | 2 |
SARA | HETEMI | 2 |
JORA | BERISHA | 3 |
MALT | KORÇA | 3 |
ADA | GORANI | 4 |
ALBA | PLLANA | 4 |
ALBION | ADEMI | 4 |
AR | FAZLIU | 4 |
ARI | SELIMI | 4 |
ARIJON | SYLA | 4 |
BORA | PUKA | 4 |
DESIDIAT | ADEMI | 4 |
EARTA | KOSUMI | 4 |
EDA | KARAQA | 4 |
ENSAR | RAMANI | 4 |
JON | AMETI | 4 |
LIANA | SINANI | 4 |
LUM | RAMA | 4 |
MELOS | MURATI | 4 |
MERISA | SHOSHI | 4 |
MOREA | GASHI | 4 |
KRON | SALIHU | 5 |
PARID | HAXHOLLI | 5 |
AMAR | MUSTAFA | 6 |
DINA | MALIQI | 6 |
RREZARTA | PRENAJ | 6 |
YLL | NEZIRI | 6 |
AJAN | HAJRULLAHU | 7 |
ARIAN | JASHARI | 8 |
SHPENDI | DEVA | 8 |
MELIKA | BAJRAMI | 9 |
ERA | JANUZI | 10 |
GELDON | GASHI | 10 |
ORGES | AJVAZI | 10 |
OLT | IMERI | 11 |
ART | GJULI | 12 |
VIOL | GUDA | 12 |
YLLKË | JASHARI | 12 |
Instituti ATOMI dhe MKC-K ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.