Aplikimi 2026 – Listat

ORARI I TESTIMIT PËR “KANGAROO” 2026

Në linkun në vijim mund t’i shikoni ose shkarkoni të dhënat për vendin dhe orarin e mbajtjes së Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2026, e cila mbahet të shtunën, më 28 mars 2026 në mbarë Kosovën.


Vërejtje: Të gjithë ata/ato që brenda afatit të konkursit e kanë bërë pagesën e participimit ose i kanë dorëzuar vërtetimet që i lirojnë nga pagesa, por nuk janë në këtë listë për arsye se nuk e kanë dorëzuar formularin e aplikimit ose për ndonjë arsye teknike (lëshim teknik), mund të vijnë për testim në terminin e fundit të rregullt në qendrat përkatëse të testimit.


Luten të gjithë aplikuesit që t’i lexojnë të gjitha sqarimet dhe udhëzimet e ofruara në link.


Në qendrën e testimit në Prishtinë (SHFMU “Dardania”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Prishtinë, Obiliq, Graçanicë, Novobërdë dhe Podujevë; 

Në qendrën e testimit në Gjilan (SHFMU “Selami Hallaçi”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Gjilan, Kamenicë, Kllokot dhe Preshevë;


Në qendrën e testimit në Viti (SHMU “Dëshmorët e Vitisë”) do të administrohet testi për nxënësit e komunës së Vitisë;

Në qendrën e testimit në Gjakovë (SHFMU “Selman Riza”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Gjakovë;

Në qendrën e testimit në Junik (SHFMU “Edmond Hoxha”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Junik;

Në qendrën e testimit në Malishevë (SHFMU “Ibrahim Mazreku”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Malishevë;

Në qendrën e testimit në Fushë Kosovë (SHFMU “Mihail Grameno” – Aneksi 2) do të administrohet testi për nxënësit e komunës së Fushë Kosovës;


Në qendrën e testimit në Pejë (SHFMU “Xhemajl Kada”) do të administrohet testi për nxënësit e komunës së Pejës, Deçanit dhe Istogut dhe Klinës;


Në qendrën e testimit në Skenderaj (SHMU “Rifat Mëziu”) do të administrohet testi për nxënësit e komunës së Skenderajt;


Në qendrën e testimit në Ferizaj (SHFMU “Tefik Canga”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Ferizaj dhe Shtime


Në qendrën e testimit në Kaçanik (SHFMU “Emin Duraku” Dushkajë) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Kaçanik dhe Hani i Elezit;

Në qendrën e testimit në Vushtrri (Gjimnazi “Eqrem Çabej”) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Mitrovicë, Vushtrri dhe Zvecan;


Në qendrën e testimit në Lipjan (SHFMU “Emin Duraku”) do të administrohet testi për nxënësit e komunës së Lipjanit;


Në qendrën e testimit në Drenas (SHFMU “Halil Bajraktari”) do të administrohet testi për nxënësit e komunës së Drenasit;


Në qendrën e testimit në Suharekë (SHMP “Abdyl Ramaj” Shirokë) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Prizren, Suharekë dhe Rahovec.