Aplikimi 2023 – Listat
ORARI I TESTIMIT PËR “KANGAROO” 2023
Në linkun në vijim mund t’i shikoni ose shkarkoni të dhënat për vendin dhe orarin e mbajtjes së
Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2023, e cila mbahet të shtunën, më 18 mars 2023
në mbarë Kosovën.
Vërejtje: Të gjithë ata/ato që brenda afatit të konkursit e kanë bërë pagesën e participimit ose i kanë
dorëzuar vërtetimet që i lirojnë nga pagesa, por nuk janë në këtë listë për arsye se nuk e kanë
dorëzuar formularin e aplikimit ose për ndonjë arsye teknike (lëshim teknik), mund të vijnë për
testim në terminin e fundit të rregullt në qendrat përkatëse të testimit.
Luten të gjithë aplikuesit që t’i lexojnë të gjitha sqarimet dhe udhëzimet e ofruara në link.
Në qendrën e testimit në Prishtinë (Instituti ATOMI, Rr. Tahir Zajmi, Gjimnazi i Specializuar
Matematikor) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Prishtinë, Obiliq, Graçanicë
dhe Podujevë;
Në qendrën e testimit në Prizren (SHFMU “Mati Logoreci”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Rahovec;
Në qendrën e testimit në Ferizaj (SHFMU “Tefik Canga”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Ferizaj dhe Shtime;
Në qendrën e testimit në Kaçanik (SHFMU “Emin Duraku”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Kaçanik dhe Hani i Elezit;
Në qendrën e testimit në Pejë (SHFMU “Xhemajl Kada”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Pejës;
Në qendrën e testimit në Istog (SHFMU “Ndre Mjeda”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Istogut;
Në qendrën e testimit në Deçan (SHFMU “Lidhja e Prizrenit”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Deçanit;
Në qendrën e testimit në Gjakovë (SHFMU “Zekeria Rexha”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Gjakovë dhe Junik;
Në qendrën e testimit në Gjilan (Universiteti “Kadri Zeka”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Gjilan, Kamenicë, Kllokot dhe Viti;
Në qendrën e testimit në Vushtrri (Gjimnazi “Eqrem Qabej”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Mitrovicë dhe Vushtrri;
Në qendrën e testimit në Lipjan (Vëllezërit Frasheri) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Lipjanit;
Në qendrën e testimit në Drenas (SHFMU “Halil Bajraktari”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Drenasit;
Në qendrën e testimit në Skenderaj (SHFMU “Ahmet Delia”)do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Skenderajt;
Në qendrën e testimit në Klinë (SHFMU “Ismet Rraci”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Klinës;
Në qendrën e testimit në Fushë Kosovë (SHFMU “Mihail Grameno” – Aneksi 2) do të administrohet
testi për nxënësit e komunës së Fushë Kosovës;