Aplikimi 2024 – Listat

ORARI I TESTIMIT PËR “KANGAROO” 2024

Në linkun në vijim mund t’i shikoni ose shkarkoni të dhënat për vendin dhe orarin e mbajtjes së
Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2024, e cila mbahet të shtunën, më 23 mars 2024
në mbarë Kosovën.
Vërejtje: Të gjithë ata/ato që brenda afatit të konkursit e kanë bërë pagesën e participimit ose i kanë
dorëzuar vërtetimet që i lirojnë nga pagesa, por nuk janë në këtë listë për arsye se nuk e kanë
dorëzuar formularin e aplikimit ose për ndonjë arsye teknike (lëshim teknik), mund të vijnë për
testim në terminin e fundit të rregullt në qendrat përkatëse të testimit.
Luten të gjithë aplikuesit që t’i lexojnë të gjitha sqarimet dhe udhëzimet e ofruara në link.


Në qendrën e testimit në Prishtinë (Instituti ATOMI, Rr. Tahir Zajmi, Gjimnazi i Specializuar
Matematikor) do të administrohet testi për nxënësit e komunave vijuese: Prishtinë, Obiliq,
Graçanicë, Novobërdë dhe Podujevë;

Në qendrën e testimit në Gjilan (Universiteti “Kadri Zeka”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Gjilan, Kamenicë, Kllokot, Viti dhe Preshevë;


Në qendrën e testimit në Gjakovë (SHFMU “Zekeria Rexha”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Gjakovë, Junik dhe Malishevë;


Në qendrën e testimit në Fushë Kosovë (SHFMU “Mihail Grameno” – Aneksi 2) do të administrohet
testi për nxënësit e komunës së Fushë Kosovës;


Në qendrën e testimit në Deçan (SHFMU “Lidhja e Prizrenit”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Deçanit;


Në qendrën e testimit në Pejë (SHFMU “Xhemajl Kada”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Pejës dhe Istogut;


Në qendrën e testimit në Skenderaj (SHFMU “Ahmet Delia”)do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Skenderajt;


Në qendrën e testimit në Ferizaj (SHFMU “Tefik Canga”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Ferizaj dhe Shtërpce;


Në qendrën e testimit në Kaçanik (SHFMU “Emin Duraku”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Kaçanik;


Në qendrën e testimit në Han të Elezit (SHFMU “Ilaz Thaçi”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Hani i Elezit;

Në qendrën e testimit në Vushtrri (Gjimnazi “Eqrem Çabej”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Mitrovicë, Vushtrri dhe Zvecan;


Në qendrën e testimit në Lipjan (SHFMU “Emin Duraku”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Lipjanit;


Në qendrën e testimit në Drenas (SHFMU “Halil Bajraktari”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Drenasit;


Në qendrën e testimit në Klinë (SHFMU “Ismet Rraci”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Klinës;


Në qendrën e testimit në Shtime (SHFMU “Emin Duraku”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunës së Shtimes;


Në qendrën e testimit në Prizren (SHFMU “Mati Logoreci”) do të administrohet testi për nxënësit e
komunave vijuese: Prizren, Suharekë dhe Rahovec;