Plani mësimor i kurseve në shkollën “Kangaroo +”
Plani mësimor për grupin I
Vendi i mbajtjes së kursit: Gjimnazi Matematik, në lokalet e Institutit ATOMI.
Target grupi: Nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018.
Mosha: Klasat III-V.
Instruktorë: Armend Shabani dhe Valmir Krasniqi.
| Java | Mësimi |
| 1 | Hyrje në aritmetikën e numrave. |
| 2 | Numrat e thjeshtë, rëndësia e tyre në matematikë. |
| 3 | Metodat bazike të strategjive të zgjidhjeve të problemeve. |
| 4 | Java e ushtrimeve. |
| 5 | Problemet me fjalë dhe strategjitë e zgjidhjeve të tyre. |
| 6 | Teknikat e numërimit. |
| 7 | Hyrje në gjeometrinë elementare. |
| 8 | Java e ushtrimeve. |
| 9 | Gjeometria e matjeve. |
| 10 | Numrat thyesorë dhe numrat decimalë. |
| 11 | Logjika matematike dhe vërtetimi në matematikë. |
| 12 | Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar. |
Plani mësimor për grupin II
Vendi i mbajtjes së kursit: Gjimnazi Matematik, në lokalet e Institutit ATOMI.
Target grupi: Nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018.
Mosha: Klasat VI-VIII.
Instruktorë: Armend Shabani dhe Valmir Krasniqi.
| Java | Mësimi |
| 1 | Operacionet me numra realë. |
| 2 | Monomet dhe polinomet. |
| 3 | Ekuacionet lineare me një ndryshore. Sistemet e ekuacioneve lineare me dy dhe tri ndryshore. |
| 4 | Java e ushtrimeve. |
| 5 | Teknikat e numërimit. |
| 6 | Disa metoda të faktorizimit. |
| 7 | Vlera absolute. Ekuacionet lineare me vlerë absolute. |
| 8 | Java e ushtrimeve. |
| 9 | Hyrje në gjeometrinë elementare. Trekëndëshi, katërkëndëshi dhe rrethi. |
| 10 | Gjeometria e matjeve. |
| 11 | Induksioni matematik. |
| 12 | Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar. |
Plani mësimor për grupin III
Vendi i mbajtjes së kursit: Gjimnazi Matematik, në lokalet e Institutit ATOMI.
Target grupi: Nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018.
Mosha: Klasat IX-XII.
Instruktor: Valmir Krasniqi.
| Java | Mësimi |
| 1 | Hyrje në matematikën e olimpiadave. |
| 2 | Metodat bazike të strategjive të zgjidhjeve të problemeve të olimpiadave. |
| 3 | Teoremat themelore nga algjebra dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
| 4 | Java e ushtrimeve nga algjebra. |
| 5 | Teoremat themelore nga teoria e numrave dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
| 6 | Java e ushtrimeve nga teoria e numrave. |
| 7 | Teoremat themelore nga kombinatorika dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
| 8 | Java e ushtrimeve nga kombinatorika. |
| 9 | Teoremat themelore nga gjeometria dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
| 10 | Java e ushtrimeve nga gjeometria. |
| 11 | Java e ushtrimeve nga të gjitha fushat. |
| 12 | Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar. |
Për çdo javë fëmijët do të kenë detyra të shtëpisë. Në javën e ushtrimeve do t’i diskutojmë zgjidhjet e tyre dhe do t’i zgjidhim detyrat e shtëpisë që kanë pasur vështirësi fëmijët t’i zgjidhin. Në fund të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.