Rezultatet 2024

KOMUNIKIMI I REZULTATEVE TË GARËS NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS “KANGAROO 2024”

Njoftohen të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2024” se rezultatet së bashku me certifikatat e pjesëmarrjes (në zarfa të mbyllur) do të jenë të gatshme për të gjithë pjesëmarrësit duke filluar nga dita e enjte, më 02 maj 2024. Rezultatet e nxënësve nuk do të shpallen publikisht, por do t’ju komunikohen nxënësve (prindërve) individualisht. Për formën, formatin dhe mënyrën e komunikimit të rezultateve individuale të testimit shihni specifikat e mëposhtme varësisht prej qendrave të testimit.

Para se ta shikoni orarin se kur mund t’i merrni rezultatet e testimit të nxënësve që kanë marrë pjesë në Garën Kangaroo 2024 në Kosovë, më 23 mars, të gjithë nxënësit dhe prindërit udhëzohen që fillimisht t’i lexojnë informatat dhe udhëzimet në vijim, në mënyrë që ta kenë një pasqyrë të qartë rreth rezultateve dhe po ashtu të jenë në gjendje që t’i interpretojnë rezultatet e veta, përkatësisht të fëmijëve të tyre.

INFORMATA DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

Testi Kangaroo është i ndarë në 6 kategori (në përputhje me moshën e nxënësve):

– Kategoria 1 përfshinë klasët 1 dhe 2,

– Kategoria 2 përfshinë klasët 3 dhe 4,

– Kategoria 3 përfshinë klasët 5 dhe 6,

– Kategoria 4 përfshinë klasët 7 dhe 8,

– Kategoria 5 përfshinë klasët 9 dhe 10,

– Kategoria 6 përfshinë klasët 11 dhe 12.

Testet e kategorive 1 dhe 2 i kanë nga 24 detyra gjithsej, me total pikë 96 (100%). 

Ndërsa testet e kategorive 3 deri 6 i kanë nga 30 detyra gjithsej, me total pikë 120 (100%).

Kontrollimi i përgjigjeve të testeve (formularit të përgjigjeve) është bërë në mënyrë automatike nga makina e leximit optik e Ministrisë së Arsimit nën udhëheqjen e zyrtarit/profesionistit përkatës.  

Shpallja e rezultateve nuk do të bëhet publikisht, por rezultatet do t’ju dorëzohen individualisht nxënësve/prindërve ty tyre (sipas specifikave më poshtë).

Secili nxënës do të pajiset me Certifikatë për Pjesëmarrje në Garën Kangaroo dhe ndaras prej saj do të ketë edhe letër-konfirmimin me rezultatin e arritur në test, të shprehur me pikë dhe me përqindje. Përqindja është e rrumbullakuar p.sh 23.12% është e shprehur si 23%, ose 35.78% është shprehur si 36%. Këto dokumente do t’i jepen secilit nxënës/prind në një zarf të mbyllur.

Vetëm nxënësi personalisht ose vetëm ndonjëri nga prindërit e nxënësit mund ta marrin zarfin me certifikatë dhe letër-konfirmim, jo ndonjë person tjetër. Nxënësi ose prindërit duhet të nënshkruajnë me rastin e marrjes së zarfit të mbyllur.

Ata nxënës/prindër që nuk vijnë t’i marrin rezultatet, duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] & [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e rezultateve.

Ata nxënës/prindër që pas marrjes së rezultateve vërejnë se ka ndonjë gabim në të dhënat personale të nxënësit në certifikatë ose letër-konfirmim (megjithëse të dhënat janë marrë nga lexuesi optik ashtu siç i ka shkruar nxënësi në formular të përgjigjeve), duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] ose në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e dokumenteve të përmirësuara.

Ata nxënës/prindër që kanë ndonjë ankesë ose paqartësi në rezultate, brenda 7 ditësh pas marrjes së rezultateve duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] ose [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju kthehet përgjigje ose ju caktohet termin për takim.

Pas shpërndarjes së rezultateve të të gjithë nxënësve, një numër i caktuar i nxënësve që kanë arritur rezultatet më të larta do të përzgjidhen si përfitues aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës. Emrat e fituesve do të bëhen publikë gjysmën e dytë të muajit maj.

Qendra e testimitForma e marrjes së rezultateveDatat
PrishtinëTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në Institutin ATOMI02 maj – 08 maj (09:30-16:00)
PrizrenDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve02 maj – 08 maj (10:00-17:00)
FerizajDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve02 maj – 08 maj
KacanikTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Emin Duraku”02 maj – 08 maj
PejëDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve02 maj – 08 maj
Hani i ElezitTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Ilaz Thaçi”02 maj – 08 maj
GjakovëTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Zekeria Rexha”02 maj – 08 maj
(08:00-16:00)
GjilanDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve02 maj – 08 maj
VushtrriTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në gjimnazin “Eqrem Qabej”02 maj – 08 maj
LipjanTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në SHFMU “Emin Duraku”02 maj – 08 maj
DrenasTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në SHFMU “Halil Bajraktari”02 maj – 08 maj
SkenderajTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në SHFMU “Ahmet Delia”02 maj – 08 maj
KlinëDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve02 maj – 08 maj
Fushë KosovëDo të shpërndahen në shkollat e pjesëmarrësve02 maj – 08 maj
DecanTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Lidhja e Prizrenit”02 maj – 08 maj
ShtimeTërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Emin Duraku”02 maj – 08 maj

Shënim: Data 6 maj (e hënë) është festë zyrtare, prandaj njoftimi nuk vlen për këtë ditë.