KOMUNIKIMI I REZULTATEVE TË GARËS NDËRKOMBËTARE TË MATEMATIKËS “KANGAROO 2025”
Njoftohen të gjithë nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo 2025” se rezultatet së bashku me certifikatat e pjesëmarrjes (në zarfa të mbyllur) do të jenë të gatshme për të gjithë pjesëmarrësit duke filluar nga dita e premte, më 02 maj 2025 (Shih tabelën e mëposhtme për informatat specifike lidhur me qendrat pasi dallojnë mes vete). Rezultatet e nxënësve nuk do të shpallen publikisht, por do t’ju komunikohen nxënësve (prindërve) individualisht. Për formën, formatin dhe mënyrën e komunikimit të rezultateve individuale të testimit shihni specifikat e mëposhtme varësisht prej qendrave të testimit.
Para se ta shikoni orarin se kur mund t’i merrni rezultatet e testimit të nxënësve që kanë marrë pjesë në Garën Kangaroo 2025 në Kosovë, më 22 mars, të gjithë nxënësit dhe prindërit udhëzohen që fillimisht t’i lexojnë informatat dhe udhëzimet në vijim, në mënyrë që ta kenë një pasqyrë të qartë rreth rezultateve dhe po ashtu të jenë në gjendje që t’i interpretojnë rezultatet e veta, përkatësisht të fëmijëve të tyre.
INFORMATA DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME
Testi Kangaroo është i ndarë në 6 kategori (në përputhje me moshën e nxënësve):
– Kategoria 1 përfshinë klasët 1 dhe 2,
– Kategoria 2 përfshinë klasët 3 dhe 4,
– Kategoria 3 përfshinë klasët 5 dhe 6,
– Kategoria 4 përfshinë klasët 7 dhe 8,
– Kategoria 5 përfshinë klasët 9 dhe 10,
– Kategoria 6 përfshinë klasët 11 dhe 12.
Testet e kategorive 1 dhe 2 i kanë nga 24 detyra gjithsej, me total pikë 96 (100%).
Ndërsa testet e kategorive 3 deri 6 i kanë nga 30 detyra gjithsej, me total pikë 120 (100%).
Kontrollimi i përgjigjeve të testeve (formularit të përgjigjeve) është bërë në mënyrë automatike nga makina e leximit optik e Ministrisë së Arsimit nën udhëheqjen e zyrtarit/profesionistit përkatës.
Shpallja e rezultateve nuk do të bëhet publikisht, por rezultatet do t’ju dorëzohen individualisht nxënësve/prindërve ty tyre (sipas specifikave më poshtë).
Secili nxënës do të pajiset me Certifikatë për Pjesëmarrje në Garën Kangaroo dhe ndaras prej saj do të ketë edhe letër-konfimimin me rezultatin e arritur në test, të shprehur me pikë dhe me përqindje. Këto dokumente do t’i jepen secilit nxënës/prind në një zarf të mbyllur.
Vetëm nxënësi personalisht ose vetëm ndonjëri nga prindërit e nxënësit mund ta marrin zarfin me certifikatë dhe letër-konfirmim, jo ndonjë person tjetër. Nxënësi ose prindërit duhet të nënshkruajnë me rastin e marrjes së zarfit të mbyllur.
Ata nxënës/prindër që nuk vijnë t’i marrin rezultatet, duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] & [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e rezultateve.
Ata nxënës/prindër që pas marrjes së rezultateve vërejnë se ka ndonjë gabim në të dhënat personale të nxënësit në certifikatë ose letër-konfirmim (megjithëse të dhënat janë marrë nga lexuesi optik ashtu siç i ka shkruar nxënësi në formular të përgjigjeve), duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e dokumenteve të përmirësuara.
Ata nxënës/prindër që kanë ndonjë ankesë ose paqartësi në rezultate, brenda 7 ditësh pas marrjes së rezultateve duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] ose [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju kthehet përgjigje ose ju caktohet termin për takim.
Pas shpërndarjes së rezultateve të të gjithë nxënësve, një numër i caktuar i nxënësve që kanë arritur rezultatet më të larta do të përzgjidhen si përfitues aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës. Emrat e fituesve do të bëhen publikë gjysmën e dytë të muajit maj.
Qendra e testimit | Forma e marrjes së rezultateve | Datat |
Prishtinë | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në Institutin ATOMI | 02 maj & 05 – 07 maj (09:30 – 16:00) |
Prizren, Suharekë dhe Rahovec | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit në Suharekë (SHMP “Abdyl Ramaj” Shirokë) | 05 maj (10:00 – 14:00) |
Ferizaj | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Tefik Çanga”, Ferizaj | 02 maj (14:00 – 17:00) dhe 05 maj (14:00 – 17:00) |
Kaçanik dhe Han i Elezit | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Emin Duraku”, Kaçanik – paralelja në Dushkajë | 02 maj (14:00 – 16:00) |
Pejë dhe Istog | Dërgohen në shkollat e pjesëmarrësve | 05 maj (09:00 – 10:00) |
Gjakovë | Dërgohen në shkollat e pjesëmarrësve | 02 maj & 05 – 06 maj |
Gjilan | Dërgohen në shkollat e pjesëmarrësve | 06 maj – 08 maj |
Lipjan | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Emin Duraku”, Banullë | 05 maj (12:00 – 13:00) |
Drenas | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Halil Bajraktari” | 02 maj (14:00 – 15:30) |
Skenderaj | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Ahmet Delija” | 02 maj (12:15 – 12:45) |
Klinë | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Ismet Rraci” | 02 maj (12:00 – 13:00) |
Fushë Kosovë | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Mihal Grameno” aneksi 2 | 02 maj (12:00 – 13:00) |
Viti | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit SHMU “Dëshmorët e Vitisë” | 02 maj (12:00 – 13:00) |
Deçan dhe Junik | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në SHFMU “Edmond Hoxha” në Junik | 02 maj (12:00 – 13:00) |
Mitrovicë dhe Vushtrri | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në gjimnazin “Eqrem Çabej” Vushtrri | 05 maj (11:00 – 12:00) |
Shtime | Tërhiqen nga vet pjesëmarrësit në qendrën e testimit “SHFMU Emin Duraku” | 05 maj (10:00 – 12:00) |