GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2026 (MKC-K) TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2026
Instituti ATOMI për herë të dhjetë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 21 mars 2026, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.
Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2000 nxënës të të gjitha niveleve
të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këta të fundit, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.
Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që të gjithë nxënësit që kanë arritur rezultat së paku 65% e sipër (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) përzgjidhen si nxënësit më të suksesshëm të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo – 2026. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 38 nxënës (lista e mëposhtme).
Për nxënësit e përzgjedhur do të organizohet një ceremoni solemne, me rastin e së cilës do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë të përzgjedhurit, çmimet për më të suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori dhe më të suksesshmin në nivel vendi, të cilët do të fitojnë medalje dhe certifikata të suksesit.
Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë, nxënësit apo prindërit e tyre do të njoftohen përmes telefonit apo e-mailit deri më së largu 31 maj 2026.
Vërejtje: Renditja në këtë listë është sipas radhës së klasës.
BOIKEN FAZLIU 2
DRIAND GOXHULI 2
LIR BERISHA 2
REI HOTI 2
ARON ZHEGROVA 3
OMER DERVISHI 3
DIELL DEDINJA 4
KALIN HRISTOV 4
LORIK BERISHA 4
LORIN DERNJANI 4
NIL RAFUNA 4
RUBIN ZOGAJ 4
JORA MALIQI 5
ATLANT DOBRAJ 5
ALB ALIU 6
AMBLA ÇOÇAJ 6
GRETA GRAJÇEVCI 6
GURI PERANI 6
HARUN HONDOZI 6
YAVOR HRISTOV 6
ANISA BERISHA 7
KUSHTRIM HOXHA 7
MUHAMMED KANLINURO 7
QAZIM OSAJ 7
TROI KRASNIQI 7
AR FAZLIU 8
ARIJON SYLA 8
EARTA KOSUMI 8
JON AMETI 8
URTIK HASANI 8
VESA XHYMSHITI 8
KRON SALIHU 9
PARID HAXHOLLI 9
ARJONË ZOGAJ 10
OLSI AJVAZI 10
LYRON CELINA 11
ENES HOXHA 12
ENTELA MIRENA 12