REZULTATET E TESTIMIT 2018

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË – 2018

REZULTATET E TESTIMIT 2018 

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE

Para se ta shikoni orarin se kur mund t’i merrni rezultatet e testimit të nxënësve që kanë marrë pjesë në Garën Kangaroo 2018 në Kosovë, më 17 mars, të gjithë nxënësit dhe prindërit udhëzohen që fillimisht t’i lexojnë informatat dhe udhëzimet në vijim, në mënyrë që ta kenë një pasqyrë të qartë rreth rezultateve dhe po ashtu të jenë në gjendje që t’i interpretojnë rezultatet e veta, përkatësisht të fëmijëve të tyre.

INFORMATA DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

Testi Kanagroo është i ndarë në 6 kategori (në përputhje me moshën e nxënëse):

– Kategoria 1 përfshinë klasët 1 dhe 2,

– Kategoria 2 përfshinë klasët 3 dhe 4,

– Kategoria 3 përfshinë klasët 5 dhe 6,

– Kategoria 4 përfshinë klasët 7 dhe 8,

– Kategoria 5 përfshinë klasët 9 dhe 10,

– Kategoria 6 përfshinë klasët 11 dhe 12.

Testet e kategorive 1 dhe 2 i kanë nga 24 detyra gjithsej, me total pikë 96 (100%).

Ndërsa testet e kategorive 3 deri 6 i kanë nga 30 detyra gjithsej, me total pikë 120 (100%).

Në Garën Kangaroo 2018 në Kosovë, më 17 mars, kanë hyrë në test gjithsej 5366 nxënës të klasëve të ndryshme nga mbarë Kosova.

Kontrollimi i përgjigjeve të testeve (formularit të përgjigjeve) është bërë në mënyrë automatike nga makina e leximit optik e Ministrisë së Arsimit nën udhëheqjen e zyrtarit/profesionistit përkatës.

Shpallja e rezultateve nuk do të bëhet publikisht, por rezultatet do t’ju dorëzohen individualisht nxënësve/prindërve ty tyre (sipas orarit më poshtë).

Secili nxënës do të pajiset me Certifikatë për Pjesëmarrje në Garën Kangaroo dhe ndaras prej saj do të ketë edhe letër-konfimimin me rezultatin e arritur në test, të shprehur me pikë dhe me përqindje. Këto dokumente do t’i jepen secilit nxënës/prind në një zarf të mbyllur.

Vetëm nxënësi personalisht ose vetëm ndonjëri nga prindërit e nxënësit mund ta marrin zarfin me certifikatë dhe letër-konfirmim, jo ndonjë person tjetër.

Gjatë testimit është identifikuar që asnjëra nga opsionet e përgjigjeve të detyrës 16 në testin e kategorisë 3 (klasët 3 dhe 4) nuk kanë qenë e saktë (për shkak të një gabimi teknik në shtyp), prandaj të gjithë nxënësve të kësaj kategorie u janë dhënë pikët për këtë detyrë.

Vetëm përgjigjet e evidencuara në formularin e përgjigjeve janë marrë parasysh, ndërsa testi me pyetje nuk është marrë parasysh dhe nxënësit e prindërit e tyre nuk do të kenë qasje në ketë test.

Ata nxënës/prindër që nuk vijnë t’i marrin rezultatet sipas orarit të përcaktuar, duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e rezultateve.

Ata nxënës/prindër që pas marrjes së rezultateve vërejnë se ka ndonjë gabim në të dhënat personale të nxënësit në certifikatë ose letër-konfirmim (megjithëse të dhënat janë marrë nga lexuesi optik ashtu siç i ka shkruar nxënësi në formular të përgjigjeve), duhet të shkruajnë e-mail në [email protected]l.com dhe pastaj përmes e-mailit ju caktohet termin për marrjen e dokumenteve të përmirësuara.

Ata nxënës/prindër që kanë ndonjë ankesë ose paqartësi në rezultate, brenda 7 ditësh pas marrjes së rezultateve duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] (jo përmes telefonit) dhe pastaj përmes e-mailit ju kthehet përgjigje ose ju caktohet termin për takim.

Pas shpërndarjes së rezultateve të të gjithë nxënësve, një numër i caktuar i nxënësve që kanë arritur rezultatet më të larta do të përzgjidhen si përfitues të shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës. Këta nxënës/prindërit e tyre do të informohen për të gjitha detajet përmes telefonit në ditët në vijim.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUNA E PRISHTINËS DHE KOMUNAT E RAJONIT TË PRISHTINËS (LIPJAN, GRAÇANICË DHE OBILIQ)

Të gjithë nxënësit e komunës së Prishtinës që janë testuar në Gjimnazin Matematik, do t’i marrin rezultatet në shkollat e tyre më 23, 24, dhe 25 prill.

Të gjithë nxënësit që janë testuar në shkollën “Ismail Qemaili”, në ILG School dhe në Prishtina High School, rezultatet do t’i marrin më 23, 24, dhe 25 prill në shkollat e tyre.

Të gjithë nxënësit e komunës të Lipjanit, komunës së Graçanicës dhe komunës së Obiliqit që janë testuar në Gjimnazin Matematik në Prishtinë, do t’i marrin rezultatet në të njëjtin vend, pra, në Gjimnazin Matematik,  Rr. Tahir Zajmi, Kalabri (shiko ose shkarko hartën në linkun në vijim: www.atomi-ks.org/kontakti), më 25 prill në ora 10:00-11:00.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUNA E PRIZRENIT DHE KOMUNAT E RAJONIT TË PRIZRENIT (SUHAREKË DHE DRAGASH)

Të gjithë nxënësit e komunës së Prizrenit dhe komunave të rajonit të Prizrenit, do t’i marrin rezultatet në shkollat e tyre më 25 prill.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUNA E FERIZAJIT DHE KOMUNAT E RAJONIT TË FERIZAJIT (SHTIME DHE SHTËRPCË)

Të gjithë nxënësit e komunës së Ferizajit dhe komunave të rajonit tëFerizajit, do t’i marrin rezultatet në shkollat e tyre më 23, 24, dhe 25 prill.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUNA E PEJËS DHE KOMUNA E ISTOGUT

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Pejës dhe Istogut, do t’i marrin rezultatet më 24 prill në Pejë. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Xhemajl Kada “, në Pejë, sipas këtij orari:

Termini 1: 17.00 – 18.00 / nxënësit e klasave I – IV

Termini 2: 18.00 – 19.00 / nxënësit e klasave V – VI

Termini 3: 19.00 – 20.00 / nxënësit e klasave VII – XII

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E GJAKOVËS DHE KOMUNAT E RAJONIT TË GJAKOVËS (MALISHEVA DHE RAHOVECI)

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Gjakovës dhe komunat e rajonit të Gjakovës, do t’i marrin rezultatet më 24, 25, dhe 26 prill në Gjakovë. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Zekria Rexha “, në Gjakovë, sipas këtij orari:

Më 24.4.2018 në SHFMU “Zekeria Rexha” nga ora 19:00 klasat I – IV

Më 25.04.2018 në SHFMU “Zekeria Rexha” nga ora 19:00 klasat V – VIII

Më 26.04.2018 në SHFMU “Zekeria Rexha” nga ora 19:00 klasat IX-XII

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E GJILANIT

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Gjilanit, do t’i marrin rezultatet më 23 prill në Gjakovë. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Selami Hallaçi“, në Gjilan, sipas këtij orari:

Termini 1: 17.00 – 18.00 / nxënësit e klasave I – III

Termini 2: 18.00 – 19.00 / nxënësit e klasave IV – V

Termini 3: 19.00 – 20.00 / nxënësit e klasave VI – XII

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E MITROVICËS

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Mitrovicës, do t’i marrin rezultatet më 23 prill në Gjakovë. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në Gjimnazin “Frang Bardhi“, në Mitrovicë, sipas këtij orari:

Termini 1: 17.00 – 18.00 / nxënësit e klasave I – VI

Termini 2: 18.00 – 19.00 / nxënësit e klasave VII – XII

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E VUSHTRRISË

Të gjithë nxënësit e komunës së Vushtrrisë , do t’i marrin rezultatet në shkollat e tyre më 23 prill. Shpërndarja do të bëhet në secilën shkollë dhe do të organizohet nga drejtoria e shkollës përkatëse.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E KLINËS

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Klinës, do t’i marrin rezultatet më 24 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFML “Luigj Gurakuqi, në Klinë, sipas këtij orari:

Termini 1: 17.00 – 18.00 / nxënësit e klasave I – IV

Termini 2: 18.00 – 19.00 / nxënësit e klasave V – VI

Termini 3: 19.00 – 20.00 / nxënësit e klasave VII – XII

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E VITISË

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Vitisë, do t’i marrin rezultatet më 23 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë”, në Viti, sipas këtij orari:

Termini 1: 10.00 – 11.00 / nxënësit e klasave I – V

Termini 2: 11.00 – 12.00 / nxënësit e klasave VI – IX

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E DEÇANIT

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Deçanit, do t’i marrin rezultatet më 24 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, në Deçan, sipas këtij orari:

Termini 1: 15.15 – 16.00 / nxënësit e klasave VI – XII

Termini 2: 16.00 – 16.40 / nxënësit e klasave II – III

Termini 3: 16.40 – 17.20 / nxënësit e klasave IV – V

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E FUSHË KOSOVËS

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Fushë Kosovës, do t’i marrin rezultatet më 24 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, sipas këtij orari:

Termini 1: 17.15– 18.00 / nxënësit e klasave I – III

Termini 2: 18.00 – 19.45 / nxënësit e klasave IV – V

Termini 3: 18.45– 19.300 / nxënësit e klasave VI – XII

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E HANIT TË ELEZIT DHE KAÇANIKUT

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Kaçanik, do t’i marrin rezultatet më 24 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Ilaz Thaçi”, në Han të Elezit, prej ores 12:30 deri në ora 13:30.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E PODUJEVËS

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Podujevës, do t’i marrin rezultatet më 24 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në në SHFMU “Ibrahim Rugova”, në Podujevës, duke filluar nga ora 14:30.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E SKENDERAJIT

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Skenderajit, do t’i marrin rezultatet më 23 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne nnë Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, sipas këtij orari:

Termini 1: 17.00 – 17.30 / nxënësit e klasave II – V

Termini 2: 17.30 – 18.00 / nxënësit e klasave VI – IX.

ORARI PËR MARRJEN E REZULTATEVE PËR NXËNËSIT NGA KOMUANA E GLLOGOVCIT

Të gjithë nxënësit pjesëmarrës të Garës “Kangaroo 2018” nga Komuna e Gllogovcit, do t’i marrin rezultatet më 23 prill. Shpërndarja do të bëhet në mënyrë solemne në SHFMU “Halil Bajraktari”, në gllogovc, nga ora 17.00 – 18.00.