TË PËRZGJEDHURIT – KANGAROO 2023

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË 2023 (MKC-K)

TË PËRZGJEDHURIT E GARËS KANGAROO 2023

Instituti ATOMI për herë të gjashtë ka organizuar Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo në Kosovë, e cila është mbajtur më 18 mars 2023, me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”.

Në Garën Kangaroo në Kosovë këtë vit kanë marrë pjesë mbi 2500 nxënës të të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar nga mbarë Kosova dhe Instituti ATOMI e ka shfrytëzuar këtë garë për të identifikuar talentët e rinj në fushën e matematikës në Kosovë, në mënyrë që të ofrojë aktivitete dhe shërbime të ndryshme përkrahëse për këta të fundit, posaçërisht kurse të avancuara të matematikës, në funksion të zhvillimit dhe avancimit maksimal të talentit, njohurisë dhe kompetencës së tyre në fushën e matematikës.

Instituti ATOMI dhe MKC-K kanë vendosur që të gjithë nxënësit që kanë arritur rezultat së paku 65% e sipër (nxënësit e Kategorisë 1 dhe 2 së paku 63 pikë nga totali 96 pikë, ndërsa nxënësit e Kategorisë 3 deri 6 së paku 78 pikë nga totali 120 pikë) përzgjidhen si nxënësit më të suksesshëm të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo – 2023. Këtë kriter e kanë plotësuar gjithsej 36 nxënës (lista e mëposhtme).

Për nxënësit e përzgjedhur do të organizohet një ceremoni solemne, me rastin e së cilës do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes për të gjithë të përzgjedhurit, çmimet për më të suksesshmit e Garës Kangaroo për secilën kategori dhe më të suksesshmin në nivel vendi, të cilët do të fitojnë medalje dhe certifikata të suksesit.

Për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së Ceremonisë, nxënësit apo prindërit e tyre do të njoftohen përmes telefonit apo e-mailit më së largu deri më 08 qershor 2023.

Vërejtje: Renditja në këtë listë është sipas radhës alfabetike dhe klasës.

EMRIMBIEMRIKLASA
DIJAR      GASHI      2
ELIJESA    ABAZI      2
ENDA       PASULI     2
JORA       MALIQI     2
RRON BUJARSYLA       2
SHABI      ZAHIRI     2
XHESINA    HASANI     2
AMBLA      ÇQÇAJ      3
AJAN       HOXHA      4
ANISA      BERISHA    4
ERODIT     JAKUPI     4
JORA       BERISHA    4
QAZIM      OSAJ       4
RRON       TOLAJ      4
TROI       KRASNIQI   4
ALBA       PLLANA     5
AR         FAZLIU     5
ARI        SELIMI     5
EARTA      KOSUMI     5
JON        AHMETI     5
MALTIN     XHEMAILI   5
ALMIR      KURTULAJ   6
AMAR       BYTYQI     6
FATIH      HASANI     6
KRON       SALIHU     6
LEART      PODVORICA  6
PARID      HAXHOLLI   6
UNIK       BAHTIRI    6
ARJONË     ZOGAJ       7
KUSHTRIM   KAJOSHI    7
AJAN       HAJRULLAHU 8
ARIAN      JASHARI    9
RIJAD      PECI       9
SHPENDI    DEVA       9
SHPAT      DOBRAJ     10
DION ALIU       12

Instituti ATOMI ju uron suksese të gjithë këtyre talenteve të matematikës në Kosovë dhe mbetet maksimalisht i përkushtuar në përmbushjen e misionit të vet për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në Kosovë.