Disa pyetje rreth garës Kangaroo
• Kush mund të aplikojë në garën Kangaroo 2023?
Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.
• A duhet miratimi/rekomandimi i shkollës apo i mësimdhënësit për pjesëmarrje në garën Kangaroo 2023?
Nxënësit nuk kanë nevojë të marrin miratim/rekomandim nga shkolla apo mësimdhënësi për pjesëmarrje në garën Kangaroo 2023. Nxënësit mund të regjistrohen direkt në garë përmes udhëzimeve të shpallura në konkurs (https://kangaroo-ks.org/aplikimi2023/).
• Pse gara Kangaroo nuk është vetëm për nxënës të talentuar në matematikë?
Gara Kangaroo ka për synim kryesor popullarizimin e matematikës. Ka plot nxënës që kanë potenciale në matematikë e që për arsye të ndryshme nuk kanë treguar rezultate të mira në lëndën e matematikës. Gara Kangaroo është një mundësi e mirë për këta nxënës që të frymëzohen e të motivohen për t’u marrë me matematikë.
• Çfarë probleme/detyra ka në testin e garës Kangaroo?
Problemet/detyrat në garën “Kangaroo” nuk janë probleme standarde të librave shkollorë dhe vijnë nga një larmi e madhe temash. Përveç ideve frymëzuese, këmbënguljes dhe kreativitetit, ato kërkojnë imagjinatë, aftësi themelore llogaritëse, të menduarit logjik dhe strategji të tjera për zgjidhjen e problemeve. Në vijim mund t’i shkarkoni disa modele të testeve nga vitet e kaluara (https://kangaroo-ks.org/materialedheteste/).
• Çfarë përfitojnë nxënësit dhe mësimdhënësit nga pjesëmarrja në garën Kangaroo?
Mësimdhënësit do t’i indetifikojnë fushat ku nxënësit e tyre kanë ngecie. Nxënësit dhe mësimdhënësit do t’i nxisë që të punojnë më shumë në përgatitjen për gara të tjera të karakterit kombëtar e ndërkombëtar. Gara Kangaroo krijon një parapërgatitje për teste të standardizuara ndërkombëtare si SAT, ACT, etj.