Plani mësimor i kurseve në shkollën “Kangaroo +”
Plani mësimor për grupin I
Vendi i mbajtjes së kursit: Gjimnazi Matematik, në lokalet e Institutit ATOMI.
Target grupi: Nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018.
Mosha: Klasat III-V.
Instruktorë: Armend Shabani dhe Valmir Krasniqi.
Java | Mësimi |
1 | Hyrje në aritmetikën e numrave. |
2 | Numrat e thjeshtë, rëndësia e tyre në matematikë. |
3 | Metodat bazike të strategjive të zgjidhjeve të problemeve. |
4 | Java e ushtrimeve. |
5 | Problemet me fjalë dhe strategjitë e zgjidhjeve të tyre. |
6 | Teknikat e numërimit. |
7 | Hyrje në gjeometrinë elementare. |
8 | Java e ushtrimeve. |
9 | Gjeometria e matjeve. |
10 | Numrat thyesorë dhe numrat decimalë. |
11 | Logjika matematike dhe vërtetimi në matematikë. |
12 | Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar. |
Plani mësimor për grupin II
Vendi i mbajtjes së kursit: Gjimnazi Matematik, në lokalet e Institutit ATOMI.
Target grupi: Nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018.
Mosha: Klasat VI-VIII.
Instruktorë: Armend Shabani dhe Valmir Krasniqi.
Java | Mësimi |
1 | Operacionet me numra realë. |
2 | Monomet dhe polinomet. |
3 | Ekuacionet lineare me një ndryshore. Sistemet e ekuacioneve lineare me dy dhe tri ndryshore. |
4 | Java e ushtrimeve. |
5 | Teknikat e numërimit. |
6 | Disa metoda të faktorizimit. |
7 | Vlera absolute. Ekuacionet lineare me vlerë absolute. |
8 | Java e ushtrimeve. |
9 | Hyrje në gjeometrinë elementare. Trekëndëshi, katërkëndëshi dhe rrethi. |
10 | Gjeometria e matjeve. |
11 | Induksioni matematik. |
12 | Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar. |
Plani mësimor për grupin III
Vendi i mbajtjes së kursit: Gjimnazi Matematik, në lokalet e Institutit ATOMI.
Target grupi: Nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018.
Mosha: Klasat IX-XII.
Instruktor: Valmir Krasniqi.
Java | Mësimi |
1 | Hyrje në matematikën e olimpiadave. |
2 | Metodat bazike të strategjive të zgjidhjeve të problemeve të olimpiadave. |
3 | Teoremat themelore nga algjebra dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
4 | Java e ushtrimeve nga algjebra. |
5 | Teoremat themelore nga teoria e numrave dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
6 | Java e ushtrimeve nga teoria e numrave. |
7 | Teoremat themelore nga kombinatorika dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
8 | Java e ushtrimeve nga kombinatorika. |
9 | Teoremat themelore nga gjeometria dhe aplikimi i tyre në probleme të olimpiadave. |
10 | Java e ushtrimeve nga gjeometria. |
11 | Java e ushtrimeve nga të gjitha fushat. |
12 | Java e ushtrimeve dhe testi përfundimtar. |
Për çdo javë fëmijët do të kenë detyra të shtëpisë. Në javën e ushtrimeve do t’i diskutojmë zgjidhjet e tyre dhe do t’i zgjidhim detyrat e shtëpisë që kanë pasur vështirësi fëmijët t’i zgjidhin. Në fund të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes.