Aplikimi 2024

NJOFTIM

Instituti ATOMI, me autorizimin e Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF) dhe me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  (MAShTI) organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës Kangaroo 2024 – Math Kangaroo Contest – Kosovo 2024 (MKC-K) në Kosovë.

Kangaroo është gara më e popullarizuar në botë për matematikë, që ka për qëllim promovimin dhe popullarizimin e matematikës, si dhe përkrahjen e talenteve të fushës së matematikës.Për çdo vit, në tërë botën marrin pjesë mbi 6 milionë nxënës nga mbi 80 shtete të ndryshme të botës. Më 23 mars 2024, të gjithë nxënësit e shkollave publike dhe private të Republikës së Kosovës mund të marrin pjesë në këtë garë. Në fund të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me Certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, që pasqyrojnë rezultatin e tyre në këtë test.

FTESË PËR APLIKIM – NOMINIM

NXËNËSIT MUND TË NOMINOHEN NGA:

– Prindërit apo familja

– Mësimdhënësit

– Shoqëria

– Vetë-nominohen

 KUSH MUND TË APLIKOJË – NOMINOHET?

Të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës prej klasës II deri XII nga të gjitha shkollat, pa marrë parasysh suksesin e tyre nga matematika.

PËRFITIMET E MUNDSHME PËR MË TË SUKSESSHMIT:

 – Shpërblime të ndryshme

– Kurse të avancuara nga profesionistët e matematikës

– Mentorim nga profesionistët e matematikës

– Mundësi pjesëmarrjeje në gara të ndryshme ndërkombëtare të matematikës

– Qasje në literaturë të avancuar të matematikës

– Certifikim i njohur ndërkombëtarisht

– Mundësi për bursa shkollimi

PËR TË APLIKUAR KËRKOHET QË:

 – Në faqen e internetit të Math Kangaroo Contest – Kosovo – MKC-K (https://apliko.kangaroo-ks.org/) të plotësoni aplikacionin online ose të shkarkoni, printoni dhe plotësoni Formularin e aplikimit – nominimit.

– Të bëhet pagesa e regjistrimit prej 6 euro. Nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale janë të liruar nga pagesa dhe kjo duhet të dëshmohet me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

APLIKACIONI I KOMPLETUAR DUHET TË PËRMBAJË KËTO DOKUMENTE:

 – Formularin e plotësuar të aplikimit – nominimit (online ose të printuar)

– Dëshminë e pagesës prej 6 euro (sipas udhëzimeve në dokumentin përkatës) ose nxënësit që janë nga familjet me ndihmë sociale duhet ta dëshmojnë këtë me dokumentin zyrtar të lëshuar nga institucioni përkatës.

MËNYRAT E PAGESËS PËR REGJISTRIM:

– PËRMES BANKËS

Pagesa e regjistrimit në garën “Kangaroo 2024” mund të realizohen në të gjitha pikat e Raiffeisen Bank me provizion sipas tarifave të rregullta si dhe përmes e-banking (online) me provizion 0 euro brenda bankës Raiffeisen Bank.  Po ashtu, pagesa e regjistrimit në garën “Kangaroo 2024” mund të realizohet në të gjitha bankat që operojnë në Kosovë.

Detajet e xhirollogarisë bankare ku duhet të realizohet pagesa për të marrë pjesë në Math Kangaroo Contest – Kosovo (MKC-K) 2024

– Emri i bankës: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C (RBKO)

– Adresa e bankës: Rruga e UÇK-së, Nr. 51, 10 000 Prishtinë, Kosovë

– Emri i xhirollogarisë: ATOMI – MKC-K

Numri i xhirollogarisë: 150 109 000 381 8284

– Shuma e pagesës: 6 euro

Përshkrimi i pagesës:

Shëno emrin dhe mbiemrin e nxënësit që do të marrë pjesë në MKC-K 2024 (nëse me të njëjtën fletë-pagesë paguhet pjesëmarrja e më shumë nxënësve, atëherë te përshkrimi i pagesës vetëm e specifikoni numrin e pjesëmarrësve për të cilët paguani, ndërsa fletë-pagesës ia bashkëngjitni edhe listën me emra e mbiemra të nxënësve për të cilët vlen fletë-pagesa).

Sqarim shtesë:

Nëse pagesa bëhet nga bankat në llogarinë e lartëcekur zbatohen tarifat standarde të transferit. Shuma që paguhet për transfer të pagesës në xhirollogari i ngarkohet paguesit dhe MKC-K nuk mban përgjegjësi se sa kushton tarifa për transfer, meqë kjo është jashtë kompetencës së MKC-K.

PËRMES VLLESA PAGESA

Pagesa e regjistrimit në garën “Kangaroo 2024” mund të realizohet në të gjitha degët e VllesaPagesa, me vetëm 0.50 euro provizion. VllesaPagesa ka degë pothuajse në të gjitha lokacionet në Kosovë. Në lidhjen në vijim mund të gjeni lokacionin e VllesaPagesa i cili gjendet më afër vendndodhjes tuaj https://vllesapagesa.com/lokacionet/.

–  PËRMES POSTËS SË KOSOVËS

Pagesa e regjistrimit për pjesëmarrje në garën “Kangaroo 2024” mund të realizohet në të gjitha degët e Postës së Kosovës, me vetëm 0.50 euro provizion. Posta e Kosovës ka shtrirje të gjerë në të gjithë territorin e Kosovës. Në lidhjen në vijim mund të informoheni rreth lokacioneve të Postës së Kosovës në komunën tuaj https://postakosoves.com/orari/. 

 AFATI I APLIKIMIT – NOMINIMIT DHE DORËZIMI I APLIKACIONEVE

Afati i aplikimit – nominimit zgjatë deri më 8 mars 2024.

Aplikimi online pranohet drejtpërdrejt nga MKC-K, ndërsa ata që aplikojnë përmes formularit të printuar aplikacionin e kompletuar (me dokumentet e kërkuara) mund ta dërgojnë të skanuar në adresën elektronike [email protected], apo ta dorëzojnë personalisht ose ta dërgojnë përmes postës, në një zarf të mbyllur në zyrën e MKC-K – Instituti ATOMI, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 15:00, në adresën: Rr. Tahir Zajmi, Nr. 65, Gjimnazi Matematik, Kati III, Kalabri, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

DATA E TESTIMIT DHE DETAJE TJERA RRETH TESTIMIT

– Testimi do të mbahet të shtunën, më 23 mars 2024, me pjesëmarrje fizike. Aplikantët do të informohen së paku tri ditë para testimit, përmes faqes së internetit dhe faqes së fejsbukut të MKC-K-së, për vendin, grupin dhe kohën e mbajtjes së testimit. MKC-K nuk merr përgjegjësi nëse ndonjë aplikant nuk informohet apo nuk paraqitet për testim sipas orarit të shpallur.

– Së bashku me orarin e testimit do të publikohen edhe “udhëzimet dhe rregullat e testimit për nxënësit”, të cilat janë të detyrueshme për secilin nxënës që hyn në testim.

– Për shkollat nga të cilat aplikojnë shumë nxënës testi do të mund të organizohet në objektin e shkollës së tyre.

 PYETJE APO INFORMATA SHTESË

– Për ndonjë pyetje apo informatë shtesë vizitoni faqen e internetit www.kangaroo-ks.org apo kontaktoni përfaqësuesin e MKC-K, Valmir Krasniqi në 044 432 746 ose përmes e-mailave [email protected] dhe [email protected].