INFORMATA DHE UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS “KANGAROO” NË KOSOVË – 2021

Testi Kanagroo është i ndarë në 6 kategori (në përputhje me moshën e nxënëse):

– Kategoria 1 përfshinë klasët 1 dhe 2,

– Kategoria 2 përfshinë klasët 3 dhe 4,

– Kategoria 3 përfshinë klasët 5 dhe 6,

– Kategoria 4 përfshinë klasët 7 dhe 8,

– Kategoria 5 përfshinë klasët 9 dhe 10,

– Kategoria 6 përfshinë klasët 11 dhe 12.

Testet e kategorive 1 dhe 2 i kanë nga 24 detyra gjithsej, me total pikë 96 (100%).

Ndërsa testet e kategorive 3 deri 6 i kanë nga 30 detyra gjithsej, me total pikë 120 (100%).

Gara Ndërkombëtare e Matematikës “Kangaroo” 2021 në Kosovë është organizuar më 20 mars 2021.

Kontrollimi i përgjigjeve të testeve (formularit të përgjigjeve) është bërë në mënyrë automatike nga makina e leximit optik e Ministrisë së Arsimit nën udhëheqjen e zyrtarit/profesionistit përkatës.

Shpallja e rezultateve nuk do të bëhet publikisht, por rezultatet do t’iu dorëzohen individualisht nxënësve/prindërve të tyre.

Secili nxënës do të pajiset me Certifikatë për Pjesëmarrje në Garën Kangaroo dhe ndaras prej saj do të ketë edhe letër-konfimimin me rezultatin e arritur në test, të shprehur me pikë dhe me përqindje. Këto dokumente do t’i jepen secilit nxënës/prind në një zarf të mbyllur.

Vetëm nxënësi personalisht ose vetëm ndonjëri nga prindërit e nxënësit mund ta marrin zarfin me certifikatë dhe letër-konfirmim, jo ndonjë person tjetër.

Vetëm përgjigjet e evidencuara në formularin e përgjigjeve janë marrë parasysh, ndërsa testi me pyetje nuk është marrë parasysh dhe nxënësit e prindërit e tyre nuk do të kenë qasje në ketë test.

Ata nxënës/prindër që nuk i kanë  pranuar rezultatet nga koordinatorët rajonalë nëpër shkolla, duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit iu dërgohet rezultati dhe iu caktohet termin për marrjen e zarfit me certifiktë të pjesëmarrjës.

Ata nxënës/prindër që pas marrjes së rezultateve vërejnë se ka ndonjë gabim në të dhënat personale të nxënësit në certifikatë ose letër-konfirmim (megjithëse të dhënat janë marrë nga lexuesi optik ashtu siç i ka shkruar nxënësi në formular të përgjigjeve), duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] dhe pastaj përmes e-mailit iu caktohet termin për marrjen e dokumenteve të përmirësuara.

Ata nxënës/prindër që kanë ndonjë ankesë ose paqartësi në rezultate, brenda 7 ditësh pas marrjes së rezultateve duhet të shkruajnë e-mail në [email protected] (jo përmes telefonit) dhe pastaj përmes e-mailit iu kthehet përgjigje ose iu caktohet termin për takim.

Pas shpërndarjes së rezultateve të të gjithë nxënësve, një numër i caktuar i nxënësve që kanë arritur rezultatet më të larta do të përzgjidhen si përfitues të shërbimeve dhe aktiviteteve përkrahëse për zhvillimin e talentit të tyre në fushën e matematikës. Këta nxënës/prindërit e tyre do të informohen për të gjitha detajet përmes telefonit në ditët në vijim.