Rreth Garës Kangaroo

Asociacioni Kangourou Sans Frontières (AKSF) është një organizatë ndërkombëtare që bashkon personalitete të shumta nga bota e matematikës, e që për qëllim kryesor e ka përhapjen dhe popullarizimin e matematikës te çdo shtet anëtar i saj. Kështu, përmes testit “Kangaroo”, i cili zhvillohet në të njëjtën ditë në të gjitha vendet pjesëmarrëse, AKSF ka arritur mjaft mirë ta përmbushë qëllimin kryesor të saj. Për më shumë, qëllimi AKSF përmes testit “Kangaroo” është që t’i motivojë sa më shumë nxënësit për ta studiuar matematikën, dhe për të plotësuar veprimtari të tjera të cilat ndërlidhen me matematikën. Në Kosovë organizimi i testit “Kangaroo” është përgjegjësi e Institutit ATOMI.  Në takimin e 25-të vjetor të “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”, të mbajtur në Lucern të Zvicrës, nga 11 – 15 tetor 2017, Instituti ATOMI (Kosova) është bërë anëtar me të drejta të plota në AKSF. Vitin e kaluar Institutit ATOMI (Kosova) kishte marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në AKSF dhe ishte autorizuar për organizimin e Garës Ndërkombëtare së Matematikës “Kangaroo” në Kosovë për vitin 2017, nën mbikëqyrjen e Presidentit të AKSF-së. Falë organizimit të suksesshëm nga Instituti ATOMI të Garës “Kangaroo” në Kosovë në vitin 2017 nën mbikëqyrje nga AKSF, Instituti ATOMI (Kosova) ka siguruar anëtarësim të plotë si anëtare me të drejta të plota në AKSF, ku janë të anëtarësuar rreth 80 shtete të botës dhe organizatat respektive të këtyre shteteve të autorizuara nga AKSF.

 
   
 
    more

Lajmet

Instituti ATOMI certifikoi dhe shpërbleu më të ...

Këtë vit për herë të dytë në Kosovë është mbajtur Gara Ndërkombëtare e Matematikës Kangaroo, të cilën e ka organizuar Instituti ATOMI më 17 mars 2018 me autorizimin e “Asociacionit Kangourou Sans Frontières (AKSF)”. Gara Kan...

Ceremonia solemne e ndarjes së certifikatave

Me rastin e ndarjes së Certifikatave të Suksesit për nxënësit e përzgjedhur nga gara Kangaroo 2018 do të organizohet një ceremoni solemne, në të cilën do të marrin pjesë 55 nxënësit e përzgjedhur së bashku me prindërit e tyre, ...

UDHËZIMET DHE RREGULLAT E TESTIMIT – KANGAR...

Në linkun në vijim mund t’i lexoni udhëzimet dhe rregullat e testimit për nxënësit pjesëmarrës në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo” në Kosovë – 2018. UDHËZIMET DHE RREGULLAT E TESTIMIT PËR NX...

Më shumë lajme

Reklama